Lajme
Deponia rajonale Rusino në flakë, reagon Taravari
Deponia rajonale Rusino në Gostivar është kapluar nga flakët gjatë ditës së kaluar. Tymi helmues dhe aroma e keqe po shqetëson banorët e Gostivarit dhe rrethinës. Në terren për shuar zjarrin dhe për ta normalizuar situatën gjenden makineri nga disa kompani gostivarase si dhe të ndërmarrjeve publike në Gostivar. Bashkë me zjarrfikësit për disa orë pa pushim, dhjetra persona po mundohen të sjellin situatën në normalitet, shkruan in7.
Gjatë mbrëmjes ka reaguar edhe i pari i Gostivarit, Arben Taravari. Ai akuzon pushtetin qëndror se po i le qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës në mëshirë të fatit. Sipas tij, tashmë një vit, kompetencat për menaxhimin e me deponitë rajonale i ka pushteti qendro
“Deponia rajonale Rusino në Gostivar është në flakë. Kjo situatë dramatike ka përgjegjësit e saj që janë të gjithë ato insitucione të Qeverisë të cilët me indiferencën e tyre po na i vënë zjarrin qytetit! Ne kemi informuar të gjitha këto institucione (Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Qeverinë) për gjendjen kritike të kësaj deponie por kemi hasur në vesh të shurdhër!
Edhe pse deponitë rajonale, tash më mbi 1 vit jane nën ingerencat e Qeverisë, nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga ato.
Na është paraqitur në telefon vetëm një herë Sekretari Gjeneral i Qeverisë pa folur dhe bërë asgjë konkrete!
Aktualisht Komuna, ndërmarrjet publike, disa kompani private nga Gostivari, me zjarrfikësit e Gostivari dhe Tetovës po mundohen të marrin situatën nën kontroll.
Kërkojmë urgjentisht ndihmën e shtetit në terren, ka më shumë orë që kemi apeluar për asistencë dhe përveç moralit që po përpiqen të na i mbajnë lart, asnjë nuk po duket!
Ejani në Gostivar tani se përndryshe situata mund të marr përmasa dramatike për të cilën do keni përgjegjësi edhe më të madhe!
Nëse vazhdon kjo gjëndje do jemi të sigurtë se ky zjarr nuk u shkaktua nga indiferenca e Qeverisë por qëllimisht kjo Qeveri do që Gostivari të digjet dhe fëmijët gostivaras të helmohen” – ka shkruar Arben Taravari në profilin e tij në Facebook.
Momentalisht, Kryetari i Gostivarit, Taravari ndodhet në Mekë duke kryer Haxhin në prag të festës së Kurban Bajramit. /in7.tv/
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare