Connect with us

Lajme

Asteroidi që mund të bëjë miliarder çdo banor të Tokës!

Published

on

16 Psyche’, një ndër asteroidet më të mëdhenj të sistemit diellor, me diametrin e tij thuajse 250 km, është i mbushur me flori, platin, hekur dhe nikel dhe ka një shifër prej gati 10.000 milionë milliardë dollarë!

Kjo do të thotë se, nëse e sillnim në Tokë, do shkatërronte çmimet e materieve bazë dhe do provokonte kolapsin e ekonomisë botërore (me vlerë 75.5 trilionë dollarë).

Ekspertët e njohin ‘16 Psyche’ prej kohësh, por potenciali i tij për të krijuar kaos në Tokë është diskutuar kohët e fundit nga një minator ekspert.

Scott Moore, që drejton ‘EuroSun Mining’, konfirmon se “Sasia tej mase e floririt në asteroid kërcënon të hedh industrinë e floririt në kaos, duke konsideruar se sasitë  që dalin në treg çdo vit zvogëlohen në krahasim me floririn që gjendet në hapësirë” deklaron për ‘Oil Price’.

NASA do nisë një mission për të eksploruar asteroidin në verë të 2022-shit. E titulluar “Discovery Mission”, do të arrijë në ‘16 Psyche’ rreth vitit 2026.

Të sjellësh një asteroid me këtë vlerë, do shkatërronte tërësisht ekonominë tonë globale, por fatmirësisht, agjensia hapësinore do impenjohet në mission për qëllime shkencore dhe nuk ka ndërmend  të kryejë asnjë aktivitet për ta marrë në Tokë.

NASA e konsideron ‘16 Psyche’, zbuluar në 1852 nga  Annibale De Gasparis, nga Observatori Astronomik i   Capodimonte në Napoli dhe riemëruar në nder të figurës mitologjike greke Psiche, i mbijetuar (sipas mitologjisë) nga rëniet e dhunshme të planetëve që ishin të zakonshëm kur sistemi diellor po formohej, përcjell Ora News.

Kjo do të thotë se mund të na tregojë shumë gjëra se si janë të formuar bërthamat e Tokës dhe ato të planeteve të tjera të sistemit tonë Diellor. Është e pamundur të ekzaminosh bërthamën e Tokës nga afër, por ‘16 Psyche’ mund të jetë bërthama e dalë nga një planet i vogël, që ka humbur shtresat e tij të jashtme

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale