Connect with us

Lajme

ASH: Ç’u bë me autorin e plagosjes së të rinjëve në dasmë në Tetovë

Published

on

Në lidhje me plagosjen e para disa ditëve në Tetovë, të dy të rinjëve në një aheng familjar, ra reagguar Aleanca për Shqiptarët, e cila përmes një kumunikaate ka kërkuar llogari nga prokuroria dhe MPB-ja për fshehjen e rastit nga mediat dhe tentativave për t’i dhënë kahje tjetër rastit, me të vetmin qëllim shpëtimin e dorasit nga ndëshkimi, transmeton in7.

Kaluan disa ditë nga publikimi i lajmit për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë, e bashkë me lajmin zbulohet edhe identiteti i autorit i cili është funksionar i lart partiak i BDI-së dhe deputet aktual në Kuvend.Pas këtij lajmi, asnjë veprim konkret nuk u kuptua nga institucionet kompetente. Sipas informacioneve tona njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët nuk po ja heqin plumbin nga gjoksi, për shkak të rrezikimit të jetës së tij. Pyesim publikisht prokurorinë dhe MPB, çfarë ndodhi me autorin e këtij akti, që rrezikoj jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe djalin e tij?
Policia, deri ku është me procedimin e rastit dhe prokuroria a po kryen detyrën e saj? Mos informimi i opinionit për këtë rast na bënë të dyshojmë se ky rast nuk po trajtohet nga organet kompetente për shkak të ndikimit politik.
Ku ka përfunduar sistemi i drejtësisë, prokurorisë e policisë i cili përveç politizimit të skajshëm gjithnjë e më shumë po vërtetohet se është thellësisht i kriminalizuar. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt ta ndriçojë rastin, e mos të mbron funksionar partiak që janë thellë të zhytur ne krim e korrupsion. Qytetarët, zhgënjimin duhet ta kthejnë në veprim, dhe së bashku të çlirohemi nga kjo klikë e degjeneruar që po na mban peng tani më një dekadë dhe të fillojmë të frymojmë lirshëm si çdo shoqëri evropiane.”, thuhet në kumunikatën e lëshuar për mediaat nga ana e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale