Connect with us

Lajme

“SVEDOK”: Katica Janeva në video materiale – Mos u shqetësoni, Lile Stefanova është nën kontrollin tim

Published

on

Skandali “Zhvatja”, si duket do të zgjerohet dhe do të marrë një tjetër dimension, pasi në video materialin e ri paraqitet një bisedë në mes të një gruaja, që supozohet të jetë zëri i Kryeprokurores së PSP-së, Katica Janeva, dhe Boki 13, që vërteton se jo vetëm ajo ka qenë truri i operacionit, por edhe prokurorja tjetër e PSP-së, Lile Stefanova, e cila ka udhëhequr me rastin “IMPERIJA”, shkruan Svedok, transmeton in7.

Pas publikimit të djeshëm, të një pjese të pamjeve që tregojnë Boki 13 dhe Zoki Kiçeeç duke marrë para nga shtëpia e Orce Kamçevit në Zlokuqani, sot në opinion doli edhe një tjetër video material ku dëgjohet zëri i një gruaje, që pretendohet se është i Janevës, i cili do të vërtetojë. ndoshta, implikimin e saj në këtë skandal dhe do ta rëzojë kredibilitetin e PSP-së.

Sipas portalit Svedok thuhet se në këtë video të publikuar sot dëgjohet zëri i Katica Jenevës duke biseduar me Boki 13, ku ajo i thotë se ajo është e sigurtë se puna do të kryhet.

“Aspak mos u brengos, prokurorja, Lile Stefanova është plotësisht nën kontrollin tim,” thotë zëri i gruas, që pretendohet të jetë Janeva!

Pas kësaj, PTHP-ja do të duhet që të shpjegojë pse Katica Janeva nuk është arrestuar dhe si do t’i mbijetojë kualifikimit juridik për këtë rast shkruan Svedok, përcjell in7.

Dje porokurorja, Lile Stefanova pohoi bindshëm se ajo nuk ka pasur njohuri për video materialet e publikuara si dhe ka thënë se pas kësaj ajo është e gatshme që të ‘këndojë’ para prokurores, Vilma Ruskoska, e cila edhe udhëheq me rastin “Zhvatja”.

I njëjti portal thotë se gjatë ditës së djeshme e ka kontaktuar edhe Ana Kamçevën, avokaten e Orçe Kamçevit, e cila aktualisht është me pushime jashtë vendit, e cila kishte premtuar që pasi të kthehej në vend, do të shpjegonte tërësisht situatën rreth skandalit “Zhvatja”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale