Lajme
Stefanova: Katica Janeva nuk donte që Kamçevi të burgosej
Lile Stefanova, prokurorja speciale në lëndën “IMPERIA”, ku të dyshuar janë Orçe Kamçev dhe Cvetan Pandelski, ka dhënë një deklaratë menjëherë pas asaj të Kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, transmeton in7.
Ajo në këtë deklarim detajizon se si Kamçev dhe Pandeleski janë përpjekur që të ndikojnë tek ajo dhe se si ajo ka pasur mosmarrëveshje edhe me Janevën në lidhje me zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarëve të lartëpërmendur.
Ajo thotë se nuk ka pranuar që t’i kthehet pasaporta Pandeleski, dhe se në një takim në prill të këtij viti, Katica Janeva i ka thënë se duhet të përgatit një raport për të dyshuarit (Kamçev dhe Pandelski) që të paguajnë dëmet e shkaktuara ndaj shtetit, pas së cilës rastet “duhet të mbyllet”dhe të dyshuarit“ të mos shkojnë në burg ”.
“Në gusht 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski u përpoqën të ndikojnë në hetimin paraprak që ishte drejtuar kundër tyre dhe të tjerëve në atë kohë, duke përdorur njohjen time me z. Vanço Çifliganec. Për këtë kam informuar Katica Janevën dhe prokurorët tjerë, dhe gjithashtu kam informuar ekipin tim të hetuesve. Në një takim të realizuar në Prokurorinë Speciale, z. Vanço Çifliganec u përpoq të merrte informacione për procedurat kundër “miqve të tij”, Cvetan Pandelski dhe Jordan Kamçev. Unë ia bëra të qartë z. Çifliganec se nuk vjen parasysh asnjë diskutimi rreth kësaj çështje. Thënia e të dyshuarit Jordan Kamçev, në pamjet e publikuara, në të cilat ai i lejoi vetes të përdorte emrin tim është plotësisht e pavërtetë. Unë besoj se qëllimi i Kamçevit me këto publikimeve është të më diskreditojë mua si prokuror në procedurat kundër tij, veçanërisht pasi ai e regjistroi bisedën me personin Bojan Jovanovski. Gjatë procedurave të mëtejme, asnjë person personalisht nuk ka kërkuar asgjë në lidhje me këtë lëndë, as nuk e dija që kërkesa të tilla i drejtoheshin edhe Katica Janevës,” thotë në deklaratën e saj, prokurorja Stefanova.
Gjithashtu ajo thotë se në gjysmën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ajo ka shprehur mospajtime me vendimin e Janevës për ndryshim të masës së paraburgimit, në masë paraburgimi shtëpiak për të dyshuarit e rastit “IMPERIA”.
“Vlerësova se paraburgimi shtëpiak do të lejonte që të dyshuarit të ndikonin në hetim, gjë që u vërtetua se ishte e saktë, duke pasur parasysh regjistrimet e publikuara tani”.
Në mars të këtij viti, sipas saj, Stefanova as nuk ishte pajtuar me vendimin e Katica Janevës për lëshimin e një dokumenti të përkohshëm udhëtimi për të dyshuarin, Cvetan Pandelski.
“Por, pavarësisht kundërshtimit tim, u dha një pëlqim i tillë. Vendimi për lëshimin e një dokumenti të përkohshëm udhëtimi për të dyshuarin Jordan Kamçev u mor nga Katica Janeva në një kohë kur isha me pushim vjetor dhe për këtë nuk u njoftova. Për këtë vendim mora vesh nga prokurorja Elizabeta Josifoska, së cilës i kishte ardhur i gatshëm për nënshkrim”, thotë Stefanova.
Ajo më tej thotë se më 16 prill të këtij viti, në zyrën e Katica Janevës është mbajtur një mbledhje në të cilën ajo solli vendime të caktuara para prokurorëve pjesëmarrës në lidhje me veprimet e mëtejme në rastet “IMPERIA” dhe “POSHTENSKA BANKA”.
“Konkretisht, ne u udhëzuam, deri më 6 maj 2019, të paraqisnim raporte me shkrim për dëmin në të dy rastet që të dyshuarit duhet t’i paguanin shtetit, pas së cilës lëndët duhet ‘të mbyllen këtu’ dhe të dyshuarit ‘të mos shkojnë në burg’. Megjithatë, unë dhe prokurori Burim Rustemi përgatitëm raporte me shkrim në të cilat, përveç shumave të dëmeve, renditëm edhe dënimet e mundshme me burg, sipas Kodit Penal, në rast të marrëveshjes me Prokurorin Publik. Për më tepër, për rastin ‘IMPERIA’, theksova se ishte në një fazë shumë të hershme për një zgjidhje të mundshme dhe se hetimi duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme,”, ka thënë prokurorja Lile Stefanova./in7.tv/
Lajme
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet


Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.
Lajme
Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje
Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983
Lajme
Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë
Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare