Connect with us

Lajme

Rasti ‘Zhvatja’ dhe reagimet e të “implikuarëve” eventual në këtë skandal

Published

on

Ndaj video materialeve të publikuara, sot nga gazeta italiane ‘La Verita’ ku dëgjohet zëri i Kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, ka pasur reagime të ndryshme si nga vet Katica Janeva, poashtu edhe nga prokurorja e rastit “IMPERIA”, Lile Stefanova, si dhe nga persona që përmenden në këto video dhe audio materiale, shkruan in7.

Kështu, Janeva në reagim e saj me shkrim përmes faqes së Prokurorisë Speciale ka pohuar besueshmërinë e bisedës dhe ka shtuar se si prokurore ka obligim të flasë me të dyshuarit e lëndëve, por mohon përfshirjen e saj në zhvatje.

“Si prokurore speciale është detyra ime të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit, si dhe personat e tjerë lidhur me procedurat penale në këtë Prokurori Publike dhe të përpiqem të nxjerr sa më shumë informacione për të përmirësuar pozicionin për secilin hetim- për çdo rast individualisht. Kam folur për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit, për të zbuluar informacione të reja në lidhje me hetimin, më saktë, përmirësimin e pozicioneve tona si prokurorë publik, por në asnjë mënyrë, në asnjë kohë, nuk kam bërë pazar për ndonjë ndikim, nuk kam abuzuar me pozitën time zyrtare dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Një prokuror është gjithmonë një prokuror, edhe kur bisedon me të dyshuarit përmes telefonit, ndërsa për këtë rast në atë moment kishte arsyetim” , ka shkruar Janeva.

Janeva poashtu bën thirrje që sa më shpejtë të përfundojë hetimi për rastin “Reket”, sepse siç thotë, dëshiron të zbardhet emri i saj.

i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i prokurores tjetër speciale, Lile Stefanova, ku emrin e saj e përmend në një prej bisedave, Orçe Kamçev, i cili e pyet Boki 13 nëse ajo është “në lojë” pasi përmes biznesmenit Vanço Çifliganec ka kërkuar objekt për ordinancë stomatologjike, por në video material nuk ka përgjigje nga Boki 13 në pyetjen që e parashtron Kamçev.

Stefanova thotë se Kamçev e përmend për ta komprometuar rolin e saj si prokurore. Ajo pohon se edhe pse nuk ësjtë pajtuar, vendimet për ndërrimin e paraburgimit me masa më të lehtë i ka firmosur shefja e saj, pra Katica Janeva.

Stefanova shkon edhe më tej, dhe akuzon Janevën se ka kërkuar që dy lëndët “IMPERIA” dhe “POSHTENSKA BANKA” të mbyllen vetëm me kompensim me para ndaj shtetit, jo edhe me dënime me burg.

“Më 16 Prill të vitit 2019, në zyrën e Katica Janevës u mbajt mbledhje në të cilën ajo mori vendime të caktuara para prokurorëve të pranishëm, që kishin të bënin me rastet “Perandoria dhe Poshtenska Banka”. Konkretisht, ne u udhëzuam, deri më 6 maj 2019, të paraqisnim raporte me shkrim për dëmin në të dy rastet që të dyshuarit duhet t’i paguanin shtetit, pas së cilës lëndët duhet ‘të mbyllen këtu’ dhe të dyshuarit ‘të mos shkojnë në burg’. Megjithatë, unë dhe prokurori Burim Rustemi përgatitëm raporte me shkrim në të cilat, përveç shumave të dëmeve, renditëm edhe dënimet e mundshme me burg, sipas Kodit Penal, në rast të marrëveshjes me Prokurorin Publik. Për më tepër, për rastin ‘IMPERIA’, theksova se ishte në një fazë shumë të hershme për një zgjidhje të mundshme dhe se hetimi duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme,”, ka thënë prokurorja Lile Stefanova.

Edhe biznesmeni Çifliganec e përgënjeshtroi Kamçevin. Ai thotë se asnjëherë nuk ka folur me të për t’i dhënë dyqan për ordinancë.

“Desha me përgjegjësi të informoj opinionin se bisedë të tillë të pretenduar në lidhje me ndonjë kërkesë ndaj ndonjërit prej personave që paraqiten në incizim, nuk ka ndodhur, sepse pa përjashtime, nuk jam person i tillë që futem në biseda të tilla. Qasja ime jetësore çdoherë ka qenë që t’u ndihmoj njerëzve në pajtim me dispozitat ligjore. E pabazë madje edhe rastësisht të përmendet emri im”, thotë Çifliganec në kumtesën drejtuar opinionit.

Materialet e publikuara nga gazeta “La Verita”, siç raporton Prokuroria Publike, janë pjesë e procedurës dëshmuese dhe deri tek ta i ka dorëzuar dëshmitari Orce Kamçev. Pavarësisht pushimeve vjetore, nga atje thonë se hetimi është duke u zhvilluar pa pengesa.

Prokurori republikan Ljubomir Jovevski sot për disa media ka thënë se nuk do të kursehet askush dhe se Janeva dhe Stefanova do të merren në pyetje në procedurën hetuese e cila ende është në rrjedhë e sipër.

“Ne nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, nëse dikush ka kryer ndonjë krim. Theksoj që ky rast është veçanërisht një krim. Hetimi për rastin po vazhdon, dhe të gjitha veprimet hetimore po merren nga prokurori publik në mënyrë që të sigurohen prova që do të sigurojnë një plan për hetim të plotë të rastit”, ka thënë Joveski.

Prokuroria e rregullt në hetimin për rastin “Zhvatja” ia morri celularët Janevës, por përveç të ndaluarve Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, ende nuk ka asnjë të dyshuar tjetër./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Published

on

By

ASH-dega Studeniçan: Ne mbështesim dhe përkrahim Azem Sadikin

Dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) – në Komunën e Studeniçanit në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale mbështet me strukturat e saj kryetarin aktual edhe për një mandat, Azem Sadiki.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i degës së ASH-së në Karshiakë, Avdil Imeri. “Vendim shumë i lehtë për strukturat e Aleancës për Shqiptaret se kënd duhet te përkrahim më 31 tetor ne Karshiakë. Punët e mira i prekim dhe i shohim çdo ditë andaj apelojmë te çdo anëtar dhe simpatizues i ASH-së si dhe te çdo banor i komunës tonë që fuqishëm te mbështesim kryetarin aktual z. Azem Sadiki që të vazhdojnë punët e mira për banorët e Karshiakës. -Te votojmë drejt dhe pastër, #Voto11”, ka bërë të ditur Imeri.

Në anën tjetër, pak orë më parë sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në Tv Klan-M duke folur për mbështetjen e partisë së tij për kandidatët nëpër komunat ku nuk garon ASH-ja në rrethinë e dytë, ka theksuar se anëtarësi e ASH-së në Studeniçan është për mbështetje të kryetarit aktual të komunës Azem Sadiki.

“Në Studeniçan në parim, edhe pse nuk e kemi biseduar, logjika ime është që duhet të përkrahet ai kandidat që nuk është i BDI-së. S’kemi qëndrim partie po në parim e shoh se anëtarësia më së shumti duan ta votojnë atë që nuk është BDI. Por përsëri ato le të vendosin vet”, ka theksuar Taravari.

Continue Reading

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

By

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Aktuale