Connect with us

Lajme

Për shkak të valës së ngrohtë rekomandohet lirim nga puna i grave shtatzëna dhe më të moshuarve

Published

on

Pas shpalljes së fazës portokalli në territorin e gjithë shtetit deri më 14 gusht të këtij viti, për shkak të valës së ngrohtë, Ministria e Punës dhe Politikes Sociale u bën thirrje subjekteve juridike që t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë të miratuar në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta.

“Konform planit aksional për parandalim të pasojave nga vala e ngrohtë Ministria e Shëndetësisë rekomandon lirim nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17. Rekomandohet të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17”, theksohet në kumtesën e MPPS. Kjo, siç potencohet, në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Njësitet e pushtetit lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira me valën e ngrohtë, siç rekomandon MMPS, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të moshuar të vetmuar dhe të pastrehëve konform aktiviteteve të parashikuara në Planin aksional.

“Duke duke pasur parasysh faktin se procese të caktuara të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit në detyrimin për respektimin e dispozitave ligjore nga kjo fushë”, shtohet në kumtesë.

Njëkohësisht, MPPS apelon në kontrolle të rritura nga ana e Inspektoratit kompetent shtetëror të punës.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Published

on

By

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vazhdimisht ngritje të çmimit të derivateve deri në muajin janar, raporton Express.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka deklaruar se edhe pse çmimet po rriten, s’ka nevojë për panik.

“Ne e kuptojmë çfarë është ekonomia jonë dhe çfarë jete kanë qytetarët. E them me përgjegjësi që është i shtrenjtë çmimi, por këtë s’e bën shoqata e naftëtarëve, por berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kur kemi reduktim më të madh, çmimi është më i lartë. Po fillojmë që nga SHBA-ja e deri në Kosovë është panik e madhe.

Organizata prodhuese ka dalë me komunikatë se deri në janar do të ketë probleme dhe ngritje të përditshme të çmimeve. Kjo rritje është duke vazhduar dhe do të ndodhë e s’ka të ndalur. Çmimi me shumicë po rritet e ai me pakicë është real. S’po rriten çmimet në mënyrë të theksuar, por në mënyrë të lehtë. Qytetarët po shërbehen me çmim real. Në tregjet botërore rritja reflekton edhe në Kosovë. Por ne jemi më të lirët në rajon e s’ka nevojë për panik”, ka deklaruar Berjani në KTV.

Sipas tij, në vend furnizimi po bëhet me derivate cilësore e më s’po ka ankesa nga qytetarët.

Berjani ka apeluar te qytetarët që të mos frikësohen sepse “do të ketë me bollëk derivate në Kosovë”.

Continue Reading

Aktuale