Connect with us

Lajme

Kërcënon Boki 13: Nëse më vrasin, provat kundër Zaevit i ka nëna ime

Published

on

“Nëse më vrasin, provat kundër Zaevit janë tek nëna ime”. Kështu shkruan gazeta sërbe Kurir në faqen e saj kryesore për ditën e nesërme.

Gazeta përcjell pjesë të bisedës së Boki 13 me inspektorët policorë gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit të Jovanovskit.

“Nëse më varni dhe tentoni që këtë ta tregoni si vetëvrasje, nëse këtu më rrihni, më malltretoni, trembni, po ua them më mirë tani, që mos thoni se nuk e keni ditur, askush nuk ka për tu kursyer” – mësohet t’u ketë thënë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, policëve që e kanë marrë në pyetje, përcjell in7.

Bojan Jovanovski është arrestuar gjatë një aksioni të Prokurorisë Publike dhe Policisë, për dyshimin se ka bërë “reket” ndaj të dyshuarve të PSP-së. Së fundmi, gazeta italiane “La Verita” publikoi video materiale ku shihet Boki duke marrë çanta me para nga biznesmeni Orce Kamçev. /in7.tv/

 

Burimi: FOKUS

Continue Reading

Lajme

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Published

on

Çmimet e shitjes në pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri edhe prej mesnatës mbeten të njëjta, kurse ka rënie të çmimit të Mazutit për 0.633 denarë për kilogram, ka vendosur sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0.29%.

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 edhe më tej mbetet 76.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 78.5, i Eurodizel për 68.5, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 68 denarë për litër.

Me vendimin e KRrE-së, për 0.633 denarë ulet çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit dhe do të jetë 42.377 demarë.

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Votuesit tanë do të votojnë kandidatët e Lëvizjes Besa aty ku përballen me BDI-në

Published

on

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media konfirmoi marrëveshjen mes Besës dhe ASH-së për mbështetje të njëra-tjetrës në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën (31.10.2021).

Në suaza të kësaj Taravari ftoi votuesit e ASH-së, që të votojnë për kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

“Ne si ASH menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kemi shprehur qëndrimin tonë që duhet të mbështeten të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së në të gjitha komunat. Shumë mirë e mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit ASH-AAA e përsërisim qëndrimin tonë konzistent se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit tjerë do t’i mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga pushteti. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me gjithë mend që BDI duhet të shkojë në opozitë.

Continue Reading

Aktuale