Connect with us

Lajme

Incizimet e “La Verita”, Janeva arsyeton bisedën me Kamçevin

Published

on

Prokurorja Speciale Publike ka reaguar ndaj materialeve të reja të publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita” sot në mëngjes, ku pretendohet që dëgjohet zëri i saj duke biseduar me biznesmenin Orce Kamçev. Janeva thotë se ajo ka biseduar me Kamçevin në cilësinë e prokurores dhe se e gjithë kjo është realizuar për të nxjerrë sa më shumë informacione dhe se ka qenë pjesë e hetimit të mëtejshëm.

“I kam dëgjuar incizimet e postuara në portale që kanë lidhje me rastin “Zhvatja”. Jam e habitur se si veprimet e mia si prokurore speciale vihen në korrelacion me rastin “Zhvatja”. Si prokurore speciale është detyra ime të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit, si dhe personat e tjerë lidhur me procedurat penale në këtë Prokurori Publike dhe të përpiqem të nxjerr sa më shumë informacione për të përmirësuar pozicionin për secilin hetim / për çdo rast individualisht. Kam folur për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit, për të zbuluar informacione të reja në lidhje me hetimin, më saktë, përmirësimin e pozicioneve tona si prokurorë publik, por në asnjë mënyrë, në asnjë kohë, nuk kam bërë pazar për ndonjë ndikim, nuk kam abuzuar me pozitën time zyrtare dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Një prokuror është gjithmonë një prokuror, edhe kur bisedon me të dyshuarit përmes telefonit, ndërsa për këtë rast në atë kohë kishte arsyetim”, shkruan mes tjerash Janeva.

Dje dhe sot gazeta italiane La Verita ka publikuar video materiale në lidhje me skandalin “Zhvatja”, ku shihet qartë se si Boki 13 dhe Kiçeec takohen në shtëpinë e Orçe Kamçevit, pre ku edhe i marrin paratë e zhvatjes, në këto video materiale dëgjohen edhe biseda telefonike, në të cilat pretendohet se dëgjohet edhe zëri i Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva.

Continue Reading

Lajme

Lloga takon ambasadoren e Greqisë në RMV, Sofia Philippidoup

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Philippidou. Ministri Lloga e njoftoi Philippidoun për skriningun në Bruksel dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e arritur në fushën e reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit. “Greqia ka mbështetur gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale për të lehtësuar procesin”, tha Philippidou

Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese, ku ministri Lloga bëri të ditur se në periudhën e ardhshme, në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit, do të formohet një grup pune që do të punojë për përgatitjen e ndryshimeve kushtetutese.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e informoi ambasadoren e Greqisë se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kërkesë të re për ekstradimin e ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët në vitin 2017 u akuzuan për përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. “Nuk mund të ketë shtet të së drejtës derisa këta persona të përgjigjen për veprat që kanë kryer. Presim që vendet e BE-së të na ndihmojnë në zbatimin e ligjeve dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Ministri Lloga dhe ambasadori Philippidou presin nga të dyja vendet intensifikimin e përpjekjeve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel ekspertësh për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë në Selanik do të jetë e një rëndësie të madhe për afrimin e legjislaturës tonë me atë evropiane.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid029ogB6Npp9U4jnKowKCTDZPhTYWje4yn9JfJCLGBNuDTenECrr4miTNxnV2L44ZpBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend

Published

on

By

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë, shkruan Top24

Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend.
Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.
Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.
Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02tSdWkpgZz9viV1B6VHM2nJk9Xjyg7LcLMZocf6A34FAd4G3SCEVWTomQc4dNzwMDl/?mibextid=Nif5oz

Continue Reading

Lajme

Anketë: Taravari barazohet me Ahmetin, Mexhiti i treti

Published

on

By

Izet Mexhiti rezulton personaliteti politik jo lider për të cilin qytetarët kanë mendimin më të madh pozitiv, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gëzon mendimin më të madh negativ nga qytetarët, përkatësisht rreth 60 për qind. Kështu vërteton një anketë e realizuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Mexhiti radhitet në grupin e liderëve politikë duke gëzuar 43,5 për qind mbështetje, ndërsa para tij radhiten vetëm Ali Ahmeti me 48,9 për qind dhe Arben Taravari me 46 për qind. Edhe pse Mexhiti gëzon këtë mbështetje jo si një lider i një partie politike, prapa vetes lë Bilall Kasami dhe Afrim Gashin.
Konstatim nga anketimi
“Të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin”.
Lidhur me zhvillimet brenda BDI-së dhe veprimet e “grupit të zjarrit”, të anketuarit nxjerrin Mexhitin si eksponentin më të favorshëm për një lider të ardhshëm politik. 21,4 për qind e të anketuarve mendojnë se Mexhiti mund të jetë lider i një partie politike, ndërsa pas tij mbështetje të ulët përkatësisht nën 10 për qind gëzojnë Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu.
Në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Konstatim nga anketimi
Grupi i zjarrit bën betejë të drejtë për reforma brenda BDI-së dhe reformave në shtet (30,5%)
Është çështje e tyre e brendshme partiake, e parëndësishme për shtetin (26,1%)
Grupi i zjarrit bën betejë personale kundër Ali Ahmetit (14%)

Continue Reading

Aktuale