Lajme
A po fshihet e vërteta për plagosjet nga deputeti Xhevat Ademi?
A po fshihet e vërteta për plagosjet në dasmën tetovare?
Lajmi se janë plagosur dy dasmorë në një aheng familjar në Tetovë ishte ndër më të lexuarit e para ca ditëve. Njëri nga të plagosurit ka qënë djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi. Në media u raportua se ngjarja ka ndodhur kur disa dasmorë, mes tyre edhe Xhevat Ademi kanë gjuajtur nga gëzimi, ndërsa plumbat e kthyer “rikoshet” kanë goditur dy nga dasmorët. Shumë interpretime dhe spekulime u bënë për këtë ngjarje nga vetë fakti se në të ishte përfshirë një deputet aktual, shkruan in7.
Por si ka ndodhur ngjarja në të vërtetë?
Si kanë vijuar hetimet për këtë rast?
In7 ka mësuar disa detaje të pazbuluara deri tani nga mediat, por edhe nga organet hetuese.
Një seri shkeljesh procedurale dhe neglizhencë ndaj fakteve mund të ndryshojnë gjendjen reale të kësaj ngjarjeje.
Nga burime policore mësojmë se inspektori i krim – teknikës që ka marrë në dorë rastin, nuk ka marrë parasysh të gjitha provat. Nga vendngjarja nuk ka ndërmarrë procedurat standarde hetuese për raste të tilla. Ka lëshime në mënyrën e ekspertizës, nuk janë marrë teshat e gjuajtësve të dyshuar për analizë, nuk është kryer testi “parafinë” dhe nuk është marrë as arma e deputetit Ademi për analiza të detajuara.
Inspektori i njëjtë menjëherë pas rastit ka marrë pushim mjekësor. Sipas informatave tona, shkak i këtij veprimi të tij është presioni i madh nga të përfshirët në ngjarje, por edhe nga figura politike që mundohen ta fshehin të vërtetën.
Gjithashtu, nga burime të njëjta, por të mbështetura edhe nga burime spitalore, in7 mëson se është konstatuar se plagët e marra në trup, të plagosurit i kanë nga distanca shumë e afërt. Ky fakt e rrëzon poshtë dyshimin fillestar se plumbat kanë ardhur nga distancë e largët si pasojë e efektit “rikoshet”. Pra, mëse e sigurt është se ndaj të plagosurve është shtënë në mënyrë direkte dhe nga afër.
Informacionet nga vendi i ngjarjes flasin se ngjarjes i ka paraprirë një zënkë mes disa prej të pranishmëve.
E gjithë ngjarja është fshehur nga mediat, por në opinion po qarkullon fshehurazi versioni që thuhet së është e vërteta e ngjarjes në fjalë.
Jozyrtarisht mësohet se i përfoluri si i përfshirë në ngjarje, deputeti Xhevat Ademi, për momentin ndodhet në Haxh duke kryer ritualet fetare në prag të festës së Kurban Bajramit. Nga ana tjetër, babai i njërit prej të plagosurve ka paralajmëruar se do ta denoncojë në organet përkatëse deputetin Ademi, sipas tij, për plagosjen e djalit të tij.
Se si do të përfundojë ky proces duhet të presim, por një gjë është e sigurtë. Dyshimet se po mundohet të fshihet e vërteta shtohen për çdo ditë.
Në natën e 30 Korrikut në një dasmë në Tetovë mbetën të plagosur Fisnik Ademi dhe Adrian Bilalli. /in7.tv/
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare