Lajme
Videoja e rastit ‘Zhvatja’, reagojnë ASH dhe Lëvizja BESA
Pas publikimit të video materialeve nga gazetaa italiane, La Verita, e që kanë të bëjnë me rastin “Zhvatja”, përveç partive politike maqedonase, kanë reaguar edhe partitë opozitare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, duke kërkuar nga drejtësia në vend që sa më shpejtë të pastrohet ky rast ddhe atutorët të ndëshkohen, transmeton in7.
“Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi. Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të “reketit” kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Pastrim të rastit kërkon sa më shpejtë edhe Lëvizja BESA, të cilët thonë se nuk duhet lënë kohë që të dyshuarit “t’i shtrembërojnë faktet”.
“Pamjet e publikuara sot nga mediat italiane në lidhje me rastin “Reket” në të cilën shihet qartë prezënca e të akuzuarve kryesorë në këtë skandal, dhe që lë indikacion dhe dyshim për implikime edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë Publike Speciale, janë alarm urgjent që Prokuroria Publike, të veproi sa më parë dhe jo duke lënë që të kalojë koha dhe të lejohet hapësirë që të involvuarit potencial, të shfrytëzojnë mekanzima të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast. Për Lëvizjes BESA, prolongimi i hetimit për raste si “Reket” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës”, thonë nga Lëvizja BESA.
Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një video-incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Gazeta italiane në mëngjes publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron Kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare