Connect with us

Lajme

Vajzat shqiptare po ‘shiten si kafshë tregu’ për 4 mijë euro

Published

on

Në mediat serbe ditë më parë qarkulloi lajmi se shumë të rinj, gjithmonë e më shumë po kërkojnë të martohen me femra shqiptare, madje ata janë të gatshëm të paguajnë edhe shuma të caktuara parash, ku siç thuhet 900 nga ta kanë shprehur tashmë dëshirë.

Janë veçmas vajzat nga veriu i Shqipërisë, të cilat po lidhin kurorë me serbët, e një nuse paguhet deri në 4 mijë euro për martesë.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë.

Ndërsa, martesa të tilla janë bërë edhe në Kosovë. Një punonjës i shërbimeve sociale në Skenderaj, ka treguar për “Indeksonline” se në dy fshatra të kësaj komune janë pesë raste të tilla. Madje sipas këtij burimi këto shqiptare nuk pranojnë të flasin shqip.

“Unë jam punëtor social dhe në bazë të detyrës zyrtare jam marrë me to. Është e kot, ato nuk pranojnë të flasin shqip. I kemi dy fshatra serbe dhe gati për ditë kam punë me ta. Për katër raste e di, por kam dëgjuar që është edhe një, të gjitha janë kushërira të shkrimtarit Migjeni që kanë prejardhje nga Vraka”, ka thënë burimi.

Zyrtari për punë sociale ka treguar se ato i takojnë besimit ortodoks.

“Unë merrem me probleme familjare. Ato janë martuar me raste sociale, por i kanë ble si kafshët, me ndërmjetësues ose trafikant. Por rol të madh luan kisha ortodokse në Vrakë të Shkodrës, por më e rënda është se shqiptare të besimit islam ka të martuara për serbë në Komunat e Veriut. Burrat e tyre janë të kënaqur shumë me to se ato janë shumë punëtore”.

Ndryshe sipas mediave shqiptare ekziston organizata që ndërmjetëson falas martesat dhe udhëtimet e serbëve në Shqipëri. Madje në Shkodër, është edhe një agjenci ku serbët paguajnë mbi 3- 4 mijë euro për një nuse shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale