Connect with us

Lajme

Reagon LSDM-ja ndaj publikimit të videos së ‘La Verita’

Published

on

Pas publikimit të video materialit nga ana e gazetës italiane La Verita, ku shihet se si Boki 13 dhe Kiçec marrin para nga biznesmeni Orçe Kamçev, ka reaguar edhe partia LSDM, e cila ka apeluar që organet e drejtësisë në vend të zbardhin deri në fund këtë skandal dhe të gjithë personat e përfshirë në krim të përgjigjen para ligjit, transmeton in7.

Nga kjo parti dyshojnë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit përfshirë edhe publikimin e videos së sotme janë pjesë e një skenari të mirë përgaditur paraprakisht. Të gjitha forcat e errëta janë drejtuar kah shkatërrimi i shtetit të së drejtës dhe rrezikimi i integrimeve euro atlantike, thotë zëdhënësi Konstandin Konstandinov, i cili publikisht ka parashtruar edhe disa pyetje ndaj liderit të opozitës, Hristian Mickoski.

“Të nderuar qytetarë, nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi! Ky slogan i LSDM-së asnjëherë nuk do të humbet. Ashtu siç premtuam, deri në fund do të luftojmë që ta kthejmë të drejtën dhe drejtësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Edhe njëherë i inkurajojmë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i zbardhin të gjitha rrethanat rreth rastit aktual. Kërkojmë që hetimi të përshpejtohet nga institucionet që duhet të japin përgjigje të plotë për të gjithë akterët që kanë marrë pjesë në vepra të paligjshme, si dhe të jep përgjigje për nxitësit, organizatorët dhe skenaristët e këtij rasti. Sidomos duhen përgjigje të argumentuara për atë se kush është i kyçur në këtë krim dhe cilat lëndë po hetohen e që dikush dëshiron të shpëtojë. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk do të kursehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Opinioni ka të drejt ta mësojë të vërtetën. Gjithçka që ndodh duke përfshirë edhe publikimin e incizimit të sotëm është pjesë e një skenari të përgatitur më parë. Të gjitha forcat e errëta janë angazhuar për shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe cenimin e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Jemi të bindur se fund do të del e vërteta në shesh. Do të bien të gjitha tentimet e dështuara për sabotazh të hetimit për të shpëtuar dikë. Përkundrazi, jemi të bindur se këto tentime vetëm do ta përshpejtojnë dhe intensifikojnë hetimin, do t’i nxjerrin në sipërfaqe të gjithë akterët dhe pjesëmarrësit në rastin Zhvatja. Hristijan Mickoski, dubluesi i Gruevskit dhe familjes, i cili me javë po tenton të inkriminojë akterë të LSDM-së, shumë qartë dhe zëshëm po e pyesim: Ky target i gabuar i opozitës, a është tentim për fshehur gjurmët e veta? Me cilët nga personat që shihen në incizim, ai vetë ka biseduar? Kur kanë ndodhur këto biseda? Për çfarë pazaresh ka biseduar me ata njerëz? A ka pranuar, dhe çka a pranuar në dorë? Kush i ka liferuar incizimet në mediat italiane? E rikujtojmë Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në për fjalët e shefit të tyre: E vërteta gjithmonë del në sipërfaqe. Ose do të përgjigjet ai në këto pyetje, ose përgjigja me siguri do të del nga diku tjetër.”, ka thënë Konstandin Konstandinov, zëdhënës i LSDM-së./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Aktuale