Connect with us

Lajme

Qeveria: S’ka konflikt interesi në rastin “Topolki”

Published

on

Qeveria nuk sheh ndonjë konflikt interesi në vendimin për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit ndërmarrjes “Topolki”, ku menaxhohet nga Todor Angjushev, vëllai i zv/kryeministrit Koço Angjushev. Pasi që Alsat një ditë më parë publikoi se 32 parcela që mbulojnë një sipërfaqe totale prej mbi 9.000 metër katror janë dhënë me qira nga qeveria për Topolki, Qeveria ka sqaruar se e gjithë procedura është e ligjshme.

“Procedura e kontratës për qiradhënien afatgjatë të tokës në pronësi të shtetit kryhet dhe bazohet vetëm në raste me interes publik, ku përfshihen edhe hidrocentralet e vogla, e jo në statusin personal të ndonjë individi. Të gjitha objektet e tilla që po ndërtohen kanë statusin e objekteve me interes publik dhe të njëjtat janë në funksion të përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”- thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria sqarojnë se në 10 vitet e fundit janë ndërtuar 70 centrale të vogla në pronë shtetërore, përmes kontratës.

“Nënshkrimi i Kontratës për koncesion të ujit për ndërtimin e centralit të vogël ishte lëndë në procedurë në vitin 2015. Sa për opinion, në vitin 2015, zëvendësi aktual i kryetarit të Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim të politikave ekonomike, d-r Koço Angjushev, nuk ishte emëruar e as që ka kryer ndonjë funksion publik”-pohojnë nga Qeveria.

Por, edhe pse kontrata për koncesion ka qenë lëndë procedure në vitin 2015, prona shtetërore është dhënë me qira madje më 11 qershor të këtij vitit, me vendim të Qeverisë, e firmosur nga zëvendës- kryeministrja Radmilla Sheqerinska. Kompania “Topolki”, ku drejtor është Todor Angjushev është në pronësi të kompanisë “Hidro Holding” ndërsa bashkë- pronar është edhe “Fero Invest”. Pronarë të “Fero Invest” janë Koço dhe Todor Angjushev dhe një person me emrin Nikolla Gravçevski. Procedura për qira të tokës ndërtimore shtetërore nga kompania “Topolki” po i shqyrton edhe anti- korrupsioni. Prej atje thonë se procedura vazhdon, pa marrë parasysh që prona i është dhënë me qira vëllait të Koço Angjushevit.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Published

on

By

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Aktuale