Connect with us

Kolumna

Lutja e Shqiptarit

Published

on

Nga Frank SHKRELI

Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në botën ku jetoj unë dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë gjithë vitit shënohen ditë në kujtim ose kushtuar personave të dalluar të historisë amerikane, çështjeve dhe subjekteve të ndryshme, llloj, lloj. Një prej tyre është edhe Dita e Lutjeve, një ditë kjo që shënohet çdo vit të enjten e parë të muajit Maj. Në këtë ditë, e cila e ka origjinën në vitin 1775, amerikanët inkurajohen të falënderojnë dhe t’i luten Zotit. Kongresi Kontinental Amerikan kishte caktuar një lutje të përditshme, ndërsa themeluesit e këtij kombi po përpiqeshin të themelonin një shtet të ri. Ç’prej asaj kohe, presidentët e ndryshëm gjatë historisë amerikane, u kanë kërkuar amerikanëve që t’i luten Zotit, sidomos në raste emergjente ose tregjedi kombëtare. Por ishte viti 1952, atëherë kur Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi ligjin për Ditën Kombëtare të Lutjeve, nënshkruar nga Presidenti i atëhershëm demokrat, Harry Truman.  Ndërsa në vitin 1988 ka qenë presidenti republikan, Ronald Reagan, ai që ka nënshkruar një shtojcë ligjore, për të caktuar zyrtarisht të enjten e parë të muajit Maj, si Ditën Kombëtare të Lutjeve.

Historikisht, çdo vit, presidentët e ndryshëm amerikanë kanë vazhduar këtë traditë duke shënuar Ditën Kombëtare të Lutjeve me një fjalim ose me ndonjë deklaratë të posaçme, ndërkohë që shumë amerikanë të feve të ndryshme, zakonisht, marrin pjesë në ceremoni fetare, në qendrat e tyre fetare të preferuara.

Në deklaratën e tij me rastin e Ditës Kombëtare të Lutjeve, majin që kaloi, në deklaratën e tij kushtuar kësaj dite, Presidenti  Donald Trump u shpreh: “Sot në këtë Ditë Kombëtare të Lutjeve, të bashkuar, falënderojmë të Madhin Zot për bekimet e mëdha që Ai i ka dhënë Kombit tonë, ndërkohë që kërkojmë edhe ndihmën e Tij të përherëshme. Ne gjithashtu pranojmë varësinë tonë në ndihmën dhe dashurinë e Zotit për të ndihmuar familjet, komunitetet dhe vendin tonë, për të na ruajtur nga e keqja dhe të fali begatinë dhe paqën…Sot lutemi gjithashtu që Perëndia të mbajë të fortë Atdheun tonë, të ruajë Forcat tona të Armatosura, ndërkohë që përballemi me sfida brenda dhe jashtë vendit.  Kjo traditë Kombëtare e lutjeve ka ruajtur dhe ka fuqizuar besimin tonë në Zotin dhe do të vazhdojë të na ndihmojë edhe në kohërat më të mira si edhe në momentet më të vështira.  Si amerikanë që jemi, të mos harrojmë kurrë fquinë e lutjeve dhe madhështinë e Krijuesit tone”, ka thënë Presidenti amerikan, në deklaratën e tij, me rastin e Ditës Kombëtare të Lutjeve, të enjten e parë të majit që kaloi.

Përballë kësaj historie dhe kulture fetare amerikane është e vështirë të marrim me mend politikanët e sotëm shqiptarë anembanë trojeve – që përballë sfidave të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët – që në ditë të mira e të vështira – t’i drejtohen Zotit me lutjet e tyre për ndihmë dhe për bekim, për veten, për familjet e tyre e, mbi të gjitha, për Kombin e vet. Që të pakën një herë në vit të tregojnë përvujtërinë e tyre duke iu drejtuar Krijuesit për ndihmë dhe për bekim, siç ndodh këtu në Amerikë me politikanët amerikanë, duke filluar nga presidenti.

Por, duke shfletuar disa gazeta të vjetra të diasporës shqiptare të pasluftës, zbulova se në një kohë kur Enver Hoxha, ndonëse e mohonte ekzistencën e Zotit, ai njëkohësisht i kishte deklaruar luftë Perëndisë, duke e shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë – diaspora antikomuniste shqiptare në Romë e kishte Lutjen e saj për Ditën e Pavarësisë Kombëtare të të gjithë shqiptarëve, pa dallim, “Lutja e Shqiptarit për Ditën e Flamurit”.  Nuk dihet autori i kësaj lutjeje që është botuar në gazetën e imigracionit politik shqiptar “L’Albanie Libre” që botohej në Romë. Është botuar në gazetën ”L’Albanie Libre”, me 28 Nëntor, 1961.  Është një lutje që nuk i përket asnjë feje në veçanti, por është gjithëpërfshirse, pan-shqiptare, pa dallim feje, krahine e ideolgjie, drejtuar Perendisë që është “Një për të gjithë Shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin”, sipas lutjes. Është një lutje drejtuar Zotit të Gjithëpushtetshëm, në atë periudhë historike, në kulmin e luftës së ftohtë.

E përzgjodha këtë lutje për lexuesin për dy arsye: Një, sepse është një lutje gjithnjë aktuale edhe për gjendjen e sotme të shqiptarëve anembanë trojeve të veta, megjithëse është shkruar pothuaj 60 vjet më parë.  Arsyeja tjetër është për të treguar dallimet në pikëpamjet dhe në botëkuptimet e këtyre burrave emigrantë antikomunistë shqiptarë, në krahasim me regjimin e Enver Hoxhës që i kishte dëbuar nga Atdheu i tyre dhe e kishte filluar procesin e të ashtuquajturit “revolucion kulturor” alla kinezçe në Shqipëri, duke zhdukur nga faqja e dheut çdo ndikim dhe paraqitje fetare, pasi i kishte eliminuar ose burgosur një numër të madh të klerikëve shqiptarë.  Një çmenduri e vërtetë e një udhëheqsi të krisur dhe një tragjedi kombëtare!  Pason teksti i plotë i “Lutjes së Shqiptarit në Ditën e Flamurit” drejtuar Perendisë nga përfaqsues të emigracionit antikomunist shqiptar pas luftës së dytë Botërore.

Është një lutje që i kërkon falje por edhe ndihmën e Perëndisë për “fajet e merituara”, pasi, duke “mohuar urdhërat Tua, u armiqësuam ndërmjet veti ne shqiptarët”, ndërkohë që na “mungojnë ndjenjat vëllazërore”, ndërsa “zemrat tona po kalben në urrejte, o Perendi”, duke i kërkuar Zotit të “përtërijë zjarrin e dashurisë që vëllazëron, po deshte me na shpëtuar” dhe kërkon Afshin shelbues të vllaznisë Kombëtare” .

Vijon teksti i plotë i “Lutja e Shqiptarit në Ditën e Flamurit”:

“O Perendi, që je Një për të gjithë Shqiptarë e mbarë njerërzimin,

Prire syrin Tëndë të mëshirshëm kah vuajtjet tona.

Lehtëso peshën e mjerimeve që rëndon tash qindra vjetësh mbi kurrizin

e shpinës së kombit.

Ndoshta jemi fajtorë para Teje e Ti kërkon pastrimin tone nepër pendesën e merituar të fajeve.

Pra O Zot, mjaft jemi dërmuar e flijuar në rrokullim të motive,

Por megjithëkëtë jemi gati t’i shlyejmë mëktatet me dënesë e lotë,

Mjaft që përdëllesa e Jote ta ndrisë si rreze këndellëse fatin tonë të terratisur.

Çdo Arbnorit, Ti i falë dy gisht nderë në shteg të ballit.  Na u përpoqëm që dhuratën Tënde ta ruajmë nepër ndjekjen e gojdhanave stërgjyshore.

Por tepër gjat errësira na ka mbuluar errërsira.  Tepër shumë rrufe zharritëse shkrepën mbi ne, tepër armiq prap na ndrydhin jetën anë e kand.

E jemi vetëm në këtë shekull, ku nuk punon e drejta dhe ku i shlyen gjurmët burrënisë.   Duke mohuar urdhërimet Tua, u armiqësuam ndërmjet veti na Shqiptarët, kështuqë na mungon, në çaste ngushtice, ngushullimi i ndiesisë vëllëzërore.   Ajli, zemërat tona u kalbën në resë e në urrejtje, o Perendi.

Përtërije Ti zjarrin e dashurisë që vëllazëron, po deshte me na shpëtuar.   Na jep në këtë ditë në të cilën kremtohen lidhjet e gjakut të përbashkët, afshin shëlbues të vëllazërisë kombëtare.   Bën që loti e vuajtja të ringjallin ndiesinë vëllazërore. Ban që ndiesija vëllazërore të jetë krypa e bukës tonë të përditëshme, drita e fjalëve që na burojnë në buzën e rreshkur  për krojet e humbura të atdheut, paalci I çdo veprimtarisë tone, flatra e deshirave flakruese kah  ka ato agime të bardha që Ti o Drejtësi e pambarueme, sigurisht na ke ruajtur në fund të stinave të mjerimit.

Na liro nga vneri i mënisë e i smirës dhe atëherë do të ngrehemi në dritën e kohërave të reja  për tu nisur me bekimin Tëndë kah vallja e agimeve fatbardha  që ngjallin pranverën mbi murana të Dëshmorëve të Lirisë, sjellin  hare lumnuese në prak të kasollave sot të mbytura në vaj dhe zgjojmë hymne galdimi në gojë të breznive të njoma për më të madhin lavd të Flamurit, tekembramja ngallënjyes  mbi çdo hije përdhunuese”.

Në deklaratën e tij me rastin e Ditës Kombëtre të Lutjeve, në vitin 2015, këtu në Shtetet e Bashkuara, ish-Presidenti Barack Obama është shprehur: “Kur lutemi, kujtohemi se nuk jemi vetëm dhe se shpresa jonë është një shpresë e përbashkët. Lutja na kujton të ndajmë të mirën e të keqen me njëri tjetrin, na kujton gjithashtu se të gjithë jemi bij dhe bija të Perendisë….dhe se në periudha të vështira dhe përballë sfidave që shpesh duken të papërballueshme, lutjet janë një forcë e fuqishme për paqe, drejtësi dhe për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur….”

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Kolumna

Si ta përmirësojmë mirëqenien mendore

Published

on

Autore: Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner dhe Psikotraumatologe.

Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:

• Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik
• E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
• Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arrini.

Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.

Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.

Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.

Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.

Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.

Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.
Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.
Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
• dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,
• fajësimi i vetës dhe depresioni,
• duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tonë dhe të frikohemi të dalim jashtë,
• duke bërë punë më shumë e më shumë,
• duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.

Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, atëherë e fajësojmë vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.

Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.

Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqin dorë nga vetvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në “një botë” ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të na shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë por ne atëherë vetëm vuajmë dhe i dorëyohemi kësaj ndjenje.

Nëse ndjehem mentalisht i/e thyer, çka mund të më ndihmojë?

Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

Continue Reading

Aktuale