Connect with us

Lajme

Kush është gazetari italian që publikoi video për rastin “Zhvatja”

Published

on

Gazetari Italian i gazetës “La Verita”, Laris Gajzer, ka reaguar pas publikimit të materialit filmik përmes të cilit faktonte një skemë të madhe korrupsioni të kryer në Maqedoninë e Veriut.

Me një shënim në “Facebook”, gazetari italian shkruan se materiali i sotëm është thjesht fillimi, ku shton se ditët e ardhshme do të publikohen materiale të tjera.

Ai hedh akuza të forta ndaj politikanëve maqedonas dhe për përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, ndërsa thotë se këta të fundit janë përgjegjës për nënçmimin e qytetarëve të saj duke mbështetur hapur ata që mbrojnë personat që janë kundër sistemit të drejtësisë dhe godasin të dobëtit.

Reagimi në Facebook:

“Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”- shkruan ai.

Por kush është gazetari italian

Laris Gaiser, është gazetar në gazetën “La Verita”. Ai sot u paraqit si autor i lajmit ku u publikuan video incizimet ku shihen dy të dyshuarit kryesorë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec duke marrë para nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev për të ndërhyrë në rastin e PSP-së, “Perandoria”.

Në bisedën e publikuar mes Orce Kamçevit dhe Boki13, i dyshuari Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi dhe se prokurorja speciale Katica Janeva nuk do të ndërmerr masa shtesë ndaj tij.

Në një biografi të shkurtër në gazetën “La Verita” thuhet se ai është anëtar i Ekipit italian për siguri kundër terrorizmit dhe menaxhimit me urgjenca në Universitetin Katolik të Milanos. Ai ligjëron në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxhas në SHBA si dhe Gjeopolitikë, Gjeoekonomi dhe Punë të Jashtme në Akademinë Diplomatike të Vijenës. Gajser gjithashtu është këshilltar qeveritar.

Continue Reading

Lajme

MSH: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë.

Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Aktuale