Connect with us

Lajmet kryesore

Komisioni për antikorupsion, për dikë është “nënë” e për dikë “njerkë”! Vallë pse drejtoresha e Klinikës së Stomarologjisë, dr.Amella Cana është vënë në shënjestër të këtij komisioni?

Published

on

Në një ndër vendimet e sjellura në mbledhjen e fundit të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit u kërkua të anulohet shpallja për punësim e vitit 2018, në Klinikën Univerzitare të Stomatologjisë “Shën Pantelejmon”, të shkarkohet drejtoresha dr.Amella Cana dhe të hapet procedurë për përgjegjësi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër saj.

Sofka Dojçinovska, anëtare e Komisionit për antikorrupsion që e ka udhëhequr këtë lëndë konstaton se “drejtoresha nuk i ka bindur se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve që është dashur të punësohen, është bazuar në kriteriumet objektive dhe se punësimi i 8 stomatologëve ( nga ta 3 stomatolog janë shqiptarë- shënimi ynë!) është bë në bazë të së drejtës diskrecionale të drejtoreshës, me çka për komisionin ky vendim duket me ndikim politik!

Ndërkohë, po i njëjti institucion në lidhje me një ankesë e cila është identike për pranimin e personelit mjekësor në një Klinikë shtetërore në Shkup, ankesën e REFUZON dhe sjell vendim me arsyetimin se:

“ Në pajtim me dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupcionit dhe konfliktin e interesit, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupcionit NUK KA BAZË DHE KOMPETENCË LIGJORE QË TË VEPROJ konformë Ligjit 161 alineja 1 e Ligjit për mbrojtje shëndetsore, pasi që organi drejtues(DREJTORI) i institucionit shëndetësor ka të drejtë diskrecionale që të bën zgjedhjen e cilitdo qoftë prej kandidatëve të propozuar në rang listë, por që i plotësojnë kushtet e parapara në konkurs”.Me këtë vendim shihet qartë se komisioni shtetëror për pengimin e antikorrupsionit ka standarde të dyfishta në vendim marrje!

Parashtrohet pyetja publike, se vallë ky vendim i Komisionit për antikorrupsion, është i ndikuar nga qarqe nacionaliste maqedonase dhe paraqet skenar mirë të përgaditur për bllokimin e punësimit të mjekëve shqiptarë në Klinikat shtetërore, pasi që në konkurset e fundit në Qendrën Klinike Univerzitare “Nënë Tereza”-Shkup, është evident fakti se vetëm në Klinikën e Stomatologjisë janë punësuar 3 mjek-stomatolog shqiptarë, ndërsa në të tjerat Klinika një ose asnjë shqiptar!

Ndryshe,me ardhjen në pozitën e drejtorit të dr.Amella Cana-s në Klinikën Univerzitare të Stomatologjisë, dukshëm është përmirsuar edhe përfaqësimi stomatolgëve shqiptarë në këtë institucion, ku vetëm për 1 vit janë punësuar 3 mjekë stomatolog shqiptar .

Kjo dëshmon se dyert e hekurta të këtij insitucioni i ka hapur për stomatologët shqiptar, drejtoresha Cana, me çka edhe është vënë në shenjestër të propagandës dhe nacionalizmit maqedonas.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Lajmet kryesore

ZYRTARE / Në Dibër nuk ka raund të dytë, Bekim Pocesta fiton betejën ligjore (Dokument)

Published

on

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021, njofton Gjykata Administrative Shkup, përcjell in7.

Nga Gjykata Administrative Shkup njoftojn se padia nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa, kundër Aktvendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 e ngritur kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, PRANOHET.

Vendimi i kontestuar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, ANULOHET DHE VENDOSHET SI MË POSHTË:

PRANOHET ankesa e Koalicionit ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE ALTERNATIVA nga Tetova për shkelje të procedurës së votimit dhe përmbledhje të rezultateve të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021.- thuhet në njoftimin zyrtarë të gjykatës administravive./in7.tv/

LINKU I DOKUMENTIT

Continue Reading

Kosovë

Shqipëria me kërkesë ndaj NATO-s që t’i kushtojë rëndësinë e duhur Kosovës kur kërcënohet nga Serbia

Published

on

By

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të vendeve të Aleancës në Bruksel, udhëheqësit politikë diskutuan edhe për bashkëpunimin NATO-BE.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria ka kontribuuar për tre vite në misionin e NATO-s në detin Egje, por për t’u nënvizuar janë edhe prezenca e FA në Mali dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë sesion, ministri Peleshi u ndal edhe në rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon. “Këto dy vende po avancojnë objektivat e tyre strategjikë në rajonin tonë, nëpërmjet lidhjeve të tilla historike, kulturore, ekonomike, apo nëpërmjet influencës së tyre në vende apo pjese te rajonit”.

Ministri Peleshi përpara homologëve të tij nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e javëve të fundit në Kosovë, për të cilat ai kërkoi vëmendje më të madhe nga Aleanca. “Ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si të izoluara. Ne jemi dëshmitarë të një modeli shqetësues që na prezantohet nga pala serbe, e cila vijon të pajiset me sisteme moderne armatimi nga Rusia dhe Kina, sterviten bashkerisht dhe siç ishim dëshmitarë së fundmi, dërgoi trupa ushtarake në kufirin me Kosovën, të cilët u ‘bekuan’ edhe nga ambasadori rus në Beograd. Në këndvështrimin tonë ky është një mesazh shumë shqetësues, të cilit Aleanca duhet t’i kushtojë rëndësinë e duhur. Shqipëria të gjithë ne në NATO apo në BE, duhet të jemi të kujdesshëm që në rastin më të mirë t’i ‘kalibrojmë’ qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj dhe i duhen njohur përpjekjet për të siguruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.”- theksoi ministri Peleshi.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Peleshi u takua edhe me ministrat e Mbrojtjes së vendeve kontribuuese në misionin e NATO-s në Letoni. Ministrat diskutuan kontributet aktuale dhe ato të planifikuara, si dhe çdo çështje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e këtij angazhimi.

Shqipëria është një ndër vendet që kontribuon në Grup-Batalionin e NATO-s në Letoni, i cili ka në përbërje ushtarakë nga vende të tilla si: Kanadaja, Çekia, Italia, Mal i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. Deri më tani vendi ynë ka kontribuuar në këtë mision me 1392 trupa në total.

Burimi

Continue Reading

Aktuale