Connect with us

Lajme

Gazetari italian: S’keni parë gjë akoma

Published

on

Gazetari italian Laris Gaiser, që sot publikoi videon ku shihet se si Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 shkon në shtëpinë e Orce Kamçevit dhe merr shumë të madhe parash, në këmbim të lirimit nga paraburgimi të Kamçevit, shkruan in7.

Sipas Gaiser, videoja e publikuar sot është vetëm fillimi i asaj që ai posedon në të vërtetë. Ai shton se në ditët në vijim do të publikojë edhe dokumente tjera, sipas tij, tronditëse.

“Sot në “LaVerita” në pjesën e parë të tregimi tim, e cila dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për të ndryshuar regjimin në Maqedoni, duke përkufizuar sovranitetin e vendit, mbështeti krijimin e një Prokurorisë Speciale Publike (Katica Janeva) e cili jo vetëm që ndërhyn në politikë në mënyrë të jashtëligjshme,por edhe zhvat njerëzit! Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë! Politikanë, të preferuar nga BE-ja dhe Sorosi. Maqedonia ka një problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së … edhe BE-ja gjithashtu! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për poshtërimin e një kombi të tërë dhe për mbështetje të gjithçkaje që është në kundërshtim me sundiumin e ligjit, një e drejtë për të cilën Brukseli pretendon me zë të lartë! Ditëve në vijim do të publikoj dokumente tronditëse për të cilat unë sinqerisht shpresoj se do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të gjejë rrugën e saj drejt një demokracie funksionuese” shkruan Gaiser.

/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale