Connect with us

Kosovë

Ekstradimi i Morinës nuk do të jetë aq i lehtë

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka kumtuar se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim të Tomorr Morinës në Serbi. Ai është arrestuar muajin e kaluar në kufirin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në bazë të fletë arrestit të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Sipas kësaj kërkese, Morina “ngarkohet për krime ndaj civilëve në Kosovë të kryera para 20 vjetëve”.

Vendimi i Gjykatës Penale do t’i dorëzohet Gjykatës Supreme, e cila mund ta konfirmojë, anulojë apo ndryshojë këtë vendim, dhe në çdo rast vendimin e saj do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë.

Tani sytë e Serbisë janë drejtuar kah kjo ministri.

Tani më është e sigurt se rasti Morina do t’i ashpërsojë marrëdhëniet në mes të Shkupit dhe Beogradit. Sepse, zëvendës kryeministri i Maqedonisë Veriore Bujar Osmani ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë që Morina të ekstradohet në Serbi, edhe po të kishte pasur, atëherë ai do të ekstradohej në Kosovë e jo në Serbi.

Profesori i drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd Aleksandar Gajiq ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se këto deklarata mund të interpretohen si “përpjekje politike të fshehjes së krimeve të kryera në Kosovë”.

Në pyetje se a është relevante ajo që Maqedonia Veriore e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Gajiq ka thënë se kjo njohje ka peshë të madhe politike, por “nuk duhet të jetë pengesë për ekstradim”.

 

BURIMI: Insajderi

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale