Connect with us

Lajme

DW: A është ky fundi i drejtësisë në Maqedoni?

Published

on

Gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line ka publikuar një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev. Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva.

Në bisedën midis zhvatësit, Bojan Jovanovski dhe biznesmenit Orce Kamçev dëgjohet se si zhvatësi i premton biznesmenit se do të lirohet nga akuza në lëndën “IMPERIA”.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Jovanovski Kamçevit. Në lëndën “Zhvatja” janë të dyshuar Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçec, për zhvatjen e biznesmenëve nëpërmjet prokurorit publik apo shefes së Prokurorisë speciale Katica Janeva.

Institucionet gjyqësore distancohen nga videoja

Videoja, që e ka publikuar gazeta italiane “La Verita” në lidhje me lëndën “Zhvatja” nuk ka dalë nga Prokuroria, thotë prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

“Filmimi i publikuar në gazetën italiane nuk është nga burim i Prokurorisë”, thotë Joveski në një deklaratë për “Gazetën e Pavarur”.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, që procedon lëndën “Zhvatja”, nuk precizojnë nëse e posedojnë këtëm filmim si dëshmi materiale.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me videon e publikuar për rastin “Zhvatja” në të cilën shihet se si të akuzuarit i kanë marrë paratë nga afaristi Jordan Kamçev. Nga PSP thonë, se në pamjet e publikuara shihet se nuk ka lidhje mes të thënave në video dhe propozimeve për paraburgim nga PSP

A është ky fundi i drejtësisë në Maqedoni?

Në videon që publikoi gazeta italiane “La Verita” nga ana e të akuzuarit Bojan Jovanovski u përmend edhe prokurorja speciale Katica Janeva, kjo paraqet indikatorë për hetime shtesë, thotë avokati Aleksandar Tortevski.

“Nga aspekti penalo-juridik, Janeva nuk është e komprometuar, sepse përmendet nga një person tjetër, por përmendja e saj, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për funksionarë të lartë, është mjaftueshëm për hetime shtesë lidhur me përmbajtjen e bisedës. Duhet të hetohet si është sjellur ajo në lëndën konkrete, a kanë ndodhur detajet që janë folur, a ka qenë sjellja e çuditshme dhe e pazakontë në raport me lëndët e tjera”, thotë Tortevski. Sipas tij ky filmim është i mjaftueshëm që Janeva të thirret në intervistë. Ai thekson, se në këtë drejtim duhet të hetohen edhe bashkëpunëtorët e Janevës.

Profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani vlerëson se që nga momenti i dyshimit, prokuroria është e detyruar që të hapë lëndë penale për vërtetësi penale apo jo.

“Që nga momenti i dyshimit, për involvim direkt apo indirekt në bazë ligjit procedural parahetimor dhe prova që çojnë në vërtetësinë provuese, qofshin provat verbale apo materiale, prokuroria dhe organet e ndjekjes janë të detyruara që të hapin lëndë penale për të vërtetuar nëse ka bazë penale apo jo. Por ndodh që në praktikën jo-funksionale apo të vonuar hetimore, keqbërësit ndikojnë në hubmjen apo fshehjen e elementeve të krimit!”, thotë profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani.

Eksperti juridik Gordan Kallajxhiev është i mendimit se pas publikimit të kësaj videoje duhet seriozisht të hulumtohet se si këto dëshmi nga rasti “Zhvatja” kanë arritur në Itali.

“Rrëfimi në video është konzistent me tregimin e zhvatjes . Është shqetësues fakti, se ka tregues, që të çojnë në linjën se në tërë këtë rrëfim ka implikime politike”, thotë Kallajxhiev. Sipas tij është tejet papërgjegjësi e madhe se gjykatësja Vilma Rusokosa, e cila udhëheq lëndën gjyqësore “Zhvatja” dhe prokurorja speciale Katica Janeva, për momentin gjenden në pushim jashtë vendit.

“Tek ne po fundoset shpresa për shtetin juridik ,shtetin e së drejtës ndërsa ato që duhet ta zbardhin këtë aferë janë në pushim”, shprehet Kallajxhiev.

 

BURIMI: DW

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale