Connect with us

Lajme

Aleanca ripërsërit qëndrimin, këmbëngul për “Prokuror nga BE-ja”

Published

on

Pas publikimit të video materialit ku Bojan Jovanovski, i akuzuar për rastin “Zhvatja” ka marrë çantë me para nga biznesmeni i akuzuar nga PSP-ja, Orce Kamçev për ta shpëtuar këtë të fundit nga paraburgimi, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, përcjell in7. 

Nga kjo parti kërkojnë hetime serioze, ndërsa këmbëngulin në idenë e tyre, që në krye të prokurorisë së re të kyçet  prokuror i jashtëm nga shtetet e BE-së, si zgjidhje më e besueshme, sipas tyre, për të kthyer besimin tek institucionet dhe për të realizuar idenë e shtetit të së drejtës.

“Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi. Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë” – thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët. / in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Published

on

By

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre.

Në Durrës, u arrestua 38-vjeçari me iniciale B.K.për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Tiranë, u arrestua 33-vjeçari me iniciale L.R., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte. Policia njofton se pas padisë, ka lëshuar një urdhër mbrojtje për viktimën.
Të dyshuarit do të hetohet nga prokuroritë përkatëse të Tiranës dhe Durrësit.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Aktuale