Connect with us

Lajme

A e ka Prokuroria videon me Bokin dhe Kamçevin?

Published

on

Gjatë ditës së sotme u publikua video material ku shihet se si Bojan Jovanovski merr para nga Orce Kamçevi duke i garantuar se Katica Janeva nga PSP-ja nuk do tè ndërmarrë ndonjë masë juridike ndaj tij. Videoja u publikua në gazetën italiane, La Verita, përcjell in7.

Por si e ka marrë kjo gazetë këtë video nuk dihet akoma. Gjithashtu mbetet mister edhe fakti se a e ka të njëjtën edhe Prokuroria e cila e ndjek këtë rast.

“Të gjitha provat që Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion i posedon në lëndën për të cilin tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës përkatëse gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazë hetimi dhe në vazhdimësi po punohet në mbledhjen e të gjithë provave”, kanë thënë për Agjencinë e Lajmeve MIA nga Prokuroria.

Jovanovski bashkë Zoran Mikevskin janë arrestuar gjatë një aksioni të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Policisë gjatë muajit të kaluar. Ata akuzohen në rastin e quajtur “Zhvatja” se kanë marrë para nga të dyshuarit e Prokurorisë Speciale, duke iu premtuar atyre se do t’ua lehtësojnë procedurat ose do t’i shpëtojnë nga ndonjë pjesë e dënimit./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17 vjeçare nga Kovid-19 në Klinikën infektive

Published

on

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mëngjes ka vdekur një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë, Demir Hisar.

Pacientja e re ka pasur sëmundje kronike diabet tip 1 dhe nuk ka qenë e vaksinuar. Vështirësitë tek pacientja kanë qenë nëntë ditë para se të pranohet në Klinikën infektive në Shkup. Sipas raporteve mjekësore, më 18 tetor pacientja e re për herë të parë ka kërkuar kontroll mjekësor në Spitalin klinik në Manastir. Pacientja është dërguar në spital me saturacion të ulët, temperaturë 40 gradë, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhembje në trup dhe muskuj. Për shkak të seriozitetit të gjendjes, pacientja është ndalur në spital dhe është vendosur në aparate me oskgjen.

Më 19 tetor pacientja me automjet të Ndihmës së shpejtë mjeksëore është sjellur në Klinikë në gjendje shumë të rëndë. Ajo është pranuar në Repartin për kujdes intensiv në Klinikë dhe ka filluar trajtimi intensiv në njësinë për kujdes intensiv sipas protokollit për shërim të pacientëve me infektim të rëndë Kovid-19. Edhe krahas të gjita masave të ndërmarra diagnostike, terapive dhe rianimacioneve, pacientja sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

MSH: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë.

Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Aktuale