Connect with us

Bota

‘Terrorizmi i Bardhë’ ngjajshmëri mahnitëse me ISIS-in

Published

on

Shumë studiues të terrorizmit, shohin një ngjashmëri shqetësuese midis ngritjes së Shtetit Islamik, dhe terrorizmit të bardhë nacionalist, që u vërejt së fundmi në masakrën në El Pasos në Teksas. “Paralelet janë mbresëlënëse”- thotë Uill Mekants, një ekspert i shquar në këtë fushë.

Dhe këto ngjashmëri, po bëhen edhe më të dukshme pas çdo sulmi të ri. Ekspertët thonë se ato nuk janë aspak rastësore. Terrorizmi i nacionalizimit të bardhë, po ndjek një përparim të ngjashëm me atë të xhihadizmit nën udhëheqjen e Shtetit Islamik, në mënyra që flasin shumë pse sulmet janë bërë befas kaq të shpeshta dhe vdekjeprurëse.

Tek të dy, ekziston ideologjia apokaliptike që parashikon – dhe premton të përshpejtojë – një konflikt mes civilizimeve, që do t’i japë fund botës. Ushtrohet një dhunë e hapur dhe pa dallim, që supozohet se do të sjellë “përplasjen përfundimtare”, por që shpesh bën pak më shumë sesa i jep vrasësit një farë fame, dhe tërheqjen vëmendjen për kauzën e tij.

Pastaj janë rekrutë fillestarë, që duke u mbledhur në cepat e errët të mediave sociale, ushqejnë radikalizmin e tyre. Dhe për këta rekrutë, ideologjia zyrtare mund të shërbejë thjesht si një lehtësues për tendencat ekzistuese drejt urrejtjes dhe dhunës.

Dallimet midis nacionalistëve të bardhë dhe ISIS, mbeten gjithsesi të mëdha. Teksa udhëheqësit e Shtetit Islamik, e nxisnin zellin e ndjekësve të tyre në kuadrin e një qeverie jetëshkurtër, nacionalizmi i ri i bardhë, nuk ka një udhëheqje zyrtare.

“Unë mendoj se shumë ekspertë të ekstremizmin në internet, e kanë parashikuar këtë që po ndodh”-thotë J.M.Berger, autori i librit “Ekstremizmi”. Dhe në retrospektivë, nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja. Sjelljet makabre të ISIS, e bënë atë një model të natyrshëm për ekstremistët, që i shohin myslimanët si armiq.

Një sërë ndryshimesh globale, veçanërisht rritja e mediave sociale, e ka bërë më të lehtë propagandimin e çdo kauze ekstremiste. “Strukturisht, s’ka asnjë rëndësi nëse këta ekstremistë jaë xhihadistë apo nacionalistë të bardhë”- thekson Berger.

Nacionalizmi i bardhë në të gjitha format e tij, ka qenë në rritje prej disa vitesh. Kështu do të ndodhte edhe me shfaqjet e tij të dhunshme. Të dhënat janë shqetësuese. Është gati e pamundur të zhdukësh një lëvizje, të nxitur nga idetë dhe rrjetet sociale të decentralizuara.

Dhe nuk është e lehtë të parandalosh sulmet, kur ideologjia e autorëve të krimit e bën gati çdo objektiv po aq të përshtatshëm sa edhe tjetrin, dhe kërkon vetëm pak më shumë trajnim apo udhëzime, sesa hapja e një forumi në internet. Berger paralajmëron se ndryshimet globale që luajtën një rol në ngritjen e ISIS, vetëm sa po përshpejtohen, mes tyre edhe përhapja e rrjeteve sociale.

Nihilizmi që karakterizon gjithnjë e më shumë terrorizmin global, u shfaq fillimisht në fenomenin e sektarizmit në Irakun e pushtuar nga amerikanët. Krimineli nga Jordania, Abu Musab Al-Zarkaui, e shfrytëzoi kaosin e shkaktuar nga pushtimi, për të vrarë pushtuesit por edhe myslimanët irakenë, duke shpërndarë gjerësisht video të sulmeve të tij.

Al Kaeda, e kundërshtoi valën pa dallim të akteve të dhunës, por me sjelljen e tij Zarkaui u bë shumë popullor në mesin e rekrutëve xhihadistë. Pas vdekjes së tij, grupimi i tij i shkëputur nga Al-Kaeda, u shfaq përsëri si Shteti Islamik.

Ngritja e pabesueshme e grupit të tij, la të kuptohet një qasje të re ndaj terrorizmit. Ajo hedh dritë mbi faktin se përse terrorizmi i bardhë nacionalist, po konvergon në besime dhe praktika të ngjashme. Shumica e terroristëve, nuk kanë lindur me dëshirën për të vrarë njerëz. Ata përpunohen rrugës.

Aty ku grupet e dikurshme terroriste iu drejtuan aspiratave politike dhe urrejtjes për të bindur rekrutët e tyre, Zarkaui zbuloi mënyra për të aktivizuar një dëshirë për gjakderdhje. Pushtimi i udhëhequr nga amerikanët në Irak, u duk për shumë banorë të Lindjes se Mesme, se e ktheu botën përmbys. Zarkaui, dhe më vonë Shteti Islamik, premtuan ta korrigjojnë këtë. Ata ofruan një shpjegim:Bota po shkon drejt një beteje të ditëve të fundit, midis myslimanëve dhe të pafeve. Sikurse shkruan Mekant në vitin 2015, “rekrutimi përmes një paralajmërimi apokaliptik, ka më shumë kuptim”.

Kjo i dha grupit justifikime për sulmet e egra që ndërrmori, që përndryshe do të kishin pak kuptim strategjik, si vrasja e dhjetëra mijëra myslimanë, akte që ISIS i justifikoi me apokalipsin e parathënë në profecitë e lashta.

Me një ideologji që thoshte se kushdo mund të vriste në emër të lëvizjes, dhe se vrasja ishte “shpërblimi” i tij, dhuna pati një kulm të frikshëm. Kjo siç thonë disa studiues, duket se po ndodh tani me pjesën më ekstremiste të lëvizjes së bardhë nacionaliste, që po ngrihet globalisht.

Manifestet ideologjike, rekrutimet në terren dhe historia e radikalizmit të Shtetit Islamik gjatë ngritjes së tij, janë gati-gati identike me atë që po ndodh me terroristët e nacionalizmit të bardhë. Këta të fundit, pretendojnë se bota po shkon drejt një lufte midis të bardhëve dhe jo të bardhëve.

Të ashtuquajturat manifeste të autorëve të sulmeve terroriste në Kristçërç të Zelandës së Re dhe El Paso tani, e kanë paralajmëruar këtë luftë. Ata thonë se sulmet e tyre, synojnë të provokojnë më shumë dhunë racore, duke e shpejtuar kësisoj ardhjen e luftës.

Radikalizimi kërkon pak më shumë, sesa një komunitet me besime të njëjta, mendon Maura Konuej, studiuese e terrorizmit në Universitetin e Dublinit në Irlandë. Ndërsa reagimi zemërak i të bardhëve ndaj ndryshimeve shoqërore dhe demografike nuk është ndonjë gjë e re, media sociale i ka dhënë mundësi të bardhëve të pranojnë versionin më ekstrem për të gjetur njëri-tjetrin.

Në hulumtimin e tij, Berger zbuloi se këto mesazhe vdekjeprurëse, të cilat kanë pasur një sukses të përzier në kanalet tradicionale të propagandës, mund të përhapen si zjarr i egër në mediat sociale. Ashtu si me thirrjet e Shtetit Islamik për sulme masive, ky botëkuptim ka rezonuar midis të rinjve, kryesisht vetmuar, të cilët mund të kishin pasur më herët pak zell ideologjik, apo që kanë përjetuar shumë vështirësi në jetë.

Ideologjia e supremecisë së bardhë, u dha atyre mundësinë të jenë pjesë e një kauze. Dhe ashtu me ISIS-in, media sociale u dha ekstremistëve të bardhë një vend në të cilin ata postonin video nga aktet e tyre, të cilat do të bëheshin virale, duke ushqyer kësisoj një cikël të ri dhune./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: The New York Times

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Bota

Kryeministri polak akuzon për shantazh BE-në

Published

on

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian për shantazh në një debat të nxehtë me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi sundimin e ligjit.

Përplasja në Parlamentin Evropian vjen pas një vendimi të lartë të gjykatës polake që hodhi poshtë pjesët kryesore të ligjit të BE-së.

Von der Leyen tha se do të vepronte për të parandaluar që Polonia të minonte vlerat e BE-së, raporton bbc.

Në përgjigje, Morawiecki hodhi poshtë “gjuhën e kërcënimeve” dhe akuzoi BE-në për tejkalimin e fuqive të saj.

Polakët mbështesin në mënyrë dërrmuese qëndrimin në BE, sugjerojnë sondazhet e opinionit, por qeveria nacionaliste e krahut të djathtë po kundërshton gjithnjë e më shumë sindikatën për çështje që ndryshojnë nga të drejtat LGBT deri në pavarësinë gjyqësore.

Mosmarrëveshja e fundit ka rënë në kokë mbi një vendim të paparë dhe të diskutueshëm nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që në fakt hedh poshtë parimin thelbësor që ligji i BE-së ka përparësi mbi legjislacionin kombëtar.

Rasti, i sjellë nga kryeministri polak, ishte hera e parë që një udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së kishte vënë në dyshim traktatet e BE-së në një gjykatë kushtetuese kombëtare.

Continue Reading

Bota

Ministri taliban lavdëron sulmuesit vetëvrasës, u premton toka familjarëve

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të talibanëve, Sirajuddin Haqqani, terrorist i kërkuar në gjithë botën dhe një nga zyrtarët më të lartë të Afganistanit, ka lavdëruar sulmuesit vetëvrasës dhe u ka premtuar para dhe toka familjarëve të tyre.

Haqqani, lider i rrjetit Haqqani dhe i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, me një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve për kokën e tij, është takuar me familjarët e disa “martirëve” më 18 tetor në një hotel në Kabul, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Saeed Khosty.

Khosty dhe llogaritë pro-talibanëve në Twitter, kanë publikuar fotografi që tregojnë Haqqanin duke u lutur dhe duke u qëndruar afër familjarëve, ndonëse në fotografi ai shfaqet vetëm nga mbrapa.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate se Haqqani ka mirëpritur familjarët e bombarduesve, derisa viktimat i ka përshkruar si “luftëtarë të shenjtë”.

“Haqqani ka lavdëruar xhihadin dhe sakrificën e martirëve dhe muxhahedinëve”, duke iu referuar si “heronj të Islamit dhe shtetit”, ka raportuar transmetuesi shtetëror afgan, RTA, duke shtuar se ai është zotuar për ndarje të 125 dollarëve dhe tokave për secilën familje.

Rrjeti Haqqani, grup militant i lidhur me talibanët, është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse ndaj forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Mijëra afganë janë vrarë në sulmet vetëvrasëse të kryera nga ky rrjet në dy dekadat e fundit.

Continue Reading

Aktuale