Connect with us

Lajme

Prej sot shtetësia në çertifikatat e lindjes “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Published

on

Grafa për “shtetësi” në ekstraktet e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, prej sot do të plotësohet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.

Lidhur me reagimet në opinion për plotësimin e grafës në fushën shtetësi me viza të pjerrëta (/////), nga Drejtoria cekin se ajo ka ndodhur, sepse është dashur të zbatohet procedurë adekuate në sistemin elektronik për dhënie të ekstrakteve të të lindurve, kurorëzimeve dhe të vdekurve.

“Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga Ligji kushtetues për zbatim të amandamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në grafën e ‘shtetësisë’ në ekstraktet e lindjes, kurorëzimeve dhe të vdekjes, të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi Marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, duhet të shkruhet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së veriut”, thonë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7

Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.

Postimi i plotë

“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Qeveria ende nuk i ka thirrur në bisedime! Sindikatat në këmbë për pagat, nesër protestojnë

Published

on

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare.

“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Por edhe pse premtuan se me rebalancin e buxhetit do të parashihet kjo rritje, e njëjta doli se ka qenë mashtrim thonë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Të revoltuar kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë. Nga Sindikatat e pavarur dhe Konfederata e Lidhjes së sindikatave kanë paralajmëruar për nesër protesta masive. Të pakënaqur janë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së librave amë të cilët vazhdojnë të jenë në grevë.

“Nuk mund të presim aq kohë më edhe greva po vazhdon, qytetarët janë të shqetësuar nuk mund të nxjerrin dokumente, duam që kjo punë të zgjidhet sa më shpejtë. Pengesa tani është te Ministria e Financave prandaj duam që aty të protestojmë para ministrisë, që qytetarët të mos presin për dokumente ngaqë tani po afrohet edhe periudha e verës”, pohoi Toni Miloshevski, Sindikata e D. së Librave Amë.

Në lidhje me kërkesat e sindikalistëve Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë të tij thotë:

“Duhet të përcaktojmë një metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të përshtaten pagat në të gjithë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Sipas metodologjisë së përcaktuar, do të destinohen edhe mjete”, shkroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

TV21 pyeti qeverinë se a do t’i pranojnë për bisedime përfaqësuesit e sindikatave dhe a do t’i përgjigjen kërkesave të tyre. Prej atje na thanë se negociatat vazhdojnë. Sapo të caktohet takimi me LSM, opinioni do të njoftohet. Ndryshe protesta nesër nis në orën 14h nga Parku i gruas, do të vazhdojë ka Kuvendi, pastaj te Ministria e Drejtësisë, për të përfunduar te Ministria e Financave.

Continue Reading

Lajme

Rruga për Qafë-Thanë, në gjendje të rëndë

Published

on

Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Më sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë, shkruan Alsat.

“Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është shënuar asgjë. As vijat nuk vërehen e asgjë tjetër”, banor.

“Ka pasur premtime të shumta nga shteti gjatë viteve të fundit se rruga që të çon në pikën kufitare Qaf Thanë me Shqipërinë fqinje do të riparohet. Por nga premtimet mbetën vetëm fjalët. Ekipi i Alsat edhe sot ka vërejtur makina që kthehen apo shkojnë drejt Shqipërisë, pasi sot është ditë jo pune”, raporton gazetari i Aslat, Miki Trajkovski

Për rehabilitimin e kësaj rruge të gjatë 19 kilometra janë siguruar 8 milionë euro nga BERZH, thonë nga Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”. Për këtë rrugë si dhe për rehabilitimin e pesë rrugëve të tjera është shpallur tender për realizimin e punëve ndërtimore. Tani në proces është vlerësimi i ofertave të arritura. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale