Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut në fazën e portokalltë, kujdes në ekspozimin e drejtëpërdrejtë në diell

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe të ngrohtë, me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, temperaturë maksimale deri në 38 gradë dhe Indeksi UV do të jetë 9, ndërsa prej nesër, nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit, priten mbi 40 gradë dhe aktivizim i të a.q. fazë e portokalltë.

Sipas DPHM-ës, vetëm të premten do të ketë rritje të të vranësirave.

Kompetentët bëjnë apel, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara, të respektohen rekomandimet për mbrojtje, jo vetëm për mosekspozim të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit, por edhe për konsum të kujdesshëm të ushqimit, sjelle të drejtë gjatë lëvizjes në ambient të hapur dhe në natyrë, si dhe trajtim të drejtë të kafshëve shtëpiake dhe të fermës.

.”Qytetarët të evitojnë qëndrim në ambient të hapur në periudhën kohore nga ora 11:00 e deri më 17:00,
veshje të rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritshme, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje dhe mënyrë higjienike të përgatitjes së ushqimit” theksojnë kompetentët.

Në ditët e ngrohta rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, para së gjitha të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur, të gjenden mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Të sëmurët kronikë rregullit duhet ta marrin terapinë e përshkruar.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) veçanërisht rekomandon, se moti i nxehtë është rrezik për helmim nga ushqimi. Pemët dhe perimet para përdorimit të pastrohen mirë me ujë, mishi, qumështi dhe vezët në mënyrë termike të përpunohen mirë. Pas përgatitjes ushqimi i ftohur të ruhet në frigorifer. Ushqimi duhet të mbrohet nga insektet, dhe kafshët shtëpiake të cilat mund të vijnë në kontakt me të. Nëse, megjithatë konsumohet në objekte hotelerie, ata të jenë operatorë të cilët kujdesen mirë për higjienën dhe sigurinë e ushqimit dhe të kenë reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të evitohen shtesat të cilat nuk qëndrojnë në frigorifer (majonez, keçap, sallata kremi, salca etj..)

Agjencia njëherit thekson se temperaturat e larta janë stres për çdo kafshë, ndërsa mund të manifestohet me konsumim të zvogëluar të ushqimit, rritje e nevojës për ujë, prodhimtari të zvogëluar të qumështit dhe rritjes së dobët. Përqindja e lartë e lagështisë dhe ventilimi i pamjaftueshëm në objekte mund të jetë arsye për paraqitje të goditjes së nxehtësisë te kafshët, ndërsa djegia nga dielli paraqitet si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Rrjedha mund të jetë fatale edhe në të dy rastet nëse nuk veprohet në kohë.

Në ferma, plotësojnë nga Agjencia duhet të bëhet kujdes me numrin e madh të akomodimit të kafshëve në objekte. Kafshët duhet të mbrohen nga veprimet direkte të rrezeve të diellit, përkatësisht në çdo dalje, nevojitet të ketë ftohës natyror. Dalja e kafshëve të bëhet në orët e hershme të mëngjesit ose orët e mbrëmjes, periudha kur duhet të organizohet edhe transporti i kafshëve ose ato të përdoren në aktivitete të punës, sepse atëherë temperaturat janë më të ulëta.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, megjithatë, bën apel të mos hidhen cigare, mbeturina të qelqit dhe shishe të qelqit, të mos ndizet zjarr dhe zgarë në ambient të hapur dhe në pyll, të mos lihen fëmijët të luajnë me çakmakë dhe flakë, të mos digjet mbeturinë dhe material tjetër djegëse, as kashtë dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarreve në telefonin falas 193.

Drejtoria përkujton se nga marsi është vendosur ndalesë për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore përveç për të punësuarit në NP Pyjet Kombëtare, ndërsa me qëllim të ruajtjes së pyjeve, nga 15 korriku e deri në 15 gusht në territorin e të gjithë vendit zbatohet Fushata për mbrojtje nga zjarret nën moton “E ardhmja u takon atyre të cilët janë të gatshëm – Natyra është përgjegjësia jonë”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale