Connect with us

Kosovë

LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, organizon strukturat për zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm përmes një komunikate për media kanë treguar se kanë folur në lidhje me organizimin e partisë për zgjedhje si dhe për planin qeverisës të LDK-së.

“Kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm reflektoi unitetin e arritur në Kuvendin IX Zgjedhor të LDK-së, unitet që përçon frymën e fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se kanë diskutuar edhe për politikat themelore që do t’i ketë programi qeverisës i kësaj partie.

“Këshilli i Përgjithshëm diskutoi lidhur me organizmin e të gjitha strukturave të LDK-së, në të gjitha nivelet, për të rritur edhe më tej përkrahjen qytetare për LDK-në si partia më e madhe në vend.

Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm diskutoi edhe lidhur me politikat themelore dhe çështjet që do të përmbajë Programi qeverisës i LDK-së, i cili do të jetë edhe Program i Qeverisë së re të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së vlerësoi se koalicioni PAN e ka keq qeverisur vendin, ka dëmtuar raportet me partnerët strategjikë të vendit, i ka lënë të izoluar qytetarët e Kosovës.

“Përballë kësaj situate tepër të rëndë, LDK-ja do të ndërmarrë hapa për të garantuar pozicionin e saj si parti e parë dhe që Qeveria e re të punojë në interes të vendit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të zhbllokojë procesin e integrimit euro-atlantik, si dhe të kthejë shpresën e qytetarëve të Kosovës”, përfundon komunikata./ Insajderi.com

 

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale