Connect with us

Kosovë

Kosova nuk njeh pasaportën serbe, por vetëm letërnjoftimin

Published

on

Hyrjet dhe daljet nga shteti i Serbisë në atë Kosovë dhe anasjelltas realizohen pa asnjë problem, por vetëm me letërnjoftim, këtë e thonë zyrtarë të Qeverisë të Kosovës në largim pas paraqitjes se shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaportat serbe, shkruan in7.

Sipas tyre kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011. Kjo marrëveshje, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, parasheh qarkullim të lirë, por vetëm me letërnjoftim, ata nuk mohojnë faktin se ka tentime që të kalohet edhe më pasaporte serbe, që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në marrëveshjen për lëvizje të lirë thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim.”

Ndryshe, në vitin 2009 kur Serbisë iu mundësua liberalizimi i vizave, Serbia atëkohë miratoi rregulloren me të cilën të gjithë atyre që kanë vendbanim në Kosovë, dokumentet e udhëtimit t’ua lëshojë drejtoria Koordinuese e Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë në Beograd, e që në Kosovë konsiderohen jo valide.

Poseduesit e tyre nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Ish-ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se pasaportat e qytetarëve serbë të lëshuara nga strukturat paralele, janë jovalide. Kurse sa i përket qarkullimit, ajo thotë se në Kosovë zbatohet marrëveshje për lëvizje të lirë, e që mundësohet vetëm me anë të letërnjoftimit dhe jo pasaportës.

“Kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë nëpër aeroportet e Serbisë për vendet e treta, njihet pasaporta dhe kur të braktisin Serbinë, si vend transit, në dalje verifikohet pasaporta e tyre. Edhe sa i përket qytetarëve të Serbisë është e njëjtë, me leje të njoftimit mund të hyjnë në Kosovë. Nëse përdorin Aeroportin e Prishtinës për të shkuar diku, duhet të kenë pasaportën, kurse këto pasaportat ilegale të lëshuara nga mekanizimi paralel (Drejtoria Koordinuese në MPB e Serbisë) ato nuk vlejnë, janë ilegale dhe nuk pranohen”, ka thënë Tahiri në një prononcim për mediat.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke thënë se ndalesa e hyrjes me pasaporta serbe, është treguesi më i mirë se në këtë “kuazi-shtet” ku nuk dihet “kush pi e kush paguan”./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente sapo niset

Published

on

Një avion që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.

Mësohet se avioni kishte një defekt teknik dhe ka bërë uljen e menjëhershme.

Sipas dëshmive, disa pasagjerëve brenda në avion i kishte rënë në fikët./Abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë, përcjell Kallxo.com.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.

Continue Reading

Aktuale