Connect with us

Lajme

Gostivar/ Masa arresti për dy persona, posedonin marihuanë

Published

on

Dy banorë të fshatit Çegran të Gostivarit janë arrestuar pasi gjatë një bastisje tek ta është gjetur një qese me marihuanë.

Sipas SPB- Tetovë, nëpunësit policorë dje rreth orës 15:45 në fshatin Çegran të Gostivarit i kanë privuar nga liria 21 vjeçarin SH.A, dhe 24 vjeçarin E.A banorë të këtij fshati.

Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë ku të dy pastaj janë mbajtur në stacion policor në pastrimin e dokumentimit të rastit. Pas bisedës së realizuar dy banorët do të përballen me parashtresë adekuate.

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës/ ISHP: Ka prani të bakterit Enterokokus

Published

on

Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Nuk ka përfunduar asgjë për shumicën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Published

on

Për shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup është të dielën, pas së cilës do të shohim se kush e ka shumicën reale, tha Ljubica Janceva nga LSDM në përgjigje të deklaratave të sotme të VMRO-DPMNE-së se opozita parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, sipas numrit të votave të fituara, ka një këshill bashkiak me shumicë absolute.

Por, sipas Jançevës, deklaratat e sotme vetëm sa konfirmuan se VMRO-DPMNE dhe e majta janë një dhe e njëjta gjë.

“Siç e dini, do të ketë një rivotim në një vend në Shuto Orizarë dhe në varësi të rezultatit mund të ketë një orar të ri të vendeve të këshillit.

Po ashtu, të gjitha listat e pavarura, votat reale të qytetarëve nuk mund të jenë jashtë Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i përfshijë LSDM-ja”, tha Jançeva./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale