Connect with us

Lajme

Ende s’ka përgjigje për platformat ilegale në Matkë

Published

on

Prokuroria Publike ka 30 ditë afat ligjor për t’iu përgjigjur Komisionit Shtetërorë Kundër Korrupsionit nëse rekomandimet e tij kanë bazë për ndjekje penale të kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti për mos veprimin ndaj platformave ilegale në Matkë.

Nga Komisioni Anti-Korrupsion thanë se janë në përgatitje të lëndës së kallëzimit penal për ta dorëzuar në Prokurorinë Publike, por nuk saktësuan se cilën ditë do ta bëjnë të njëjtën.

Ndërkohë për kërkesën e Anti- korrupsionit për ndjekjen penale të kreut të Sarajit reaguan nga BDI-ja, kuadër i së cilës është Blerim Bexheti.

Nga kjo parti, për televizionin Alsat-M thonë se këto çështje duhet të zgjidhen brenda institucioneve të shtetit qoftë ekzekutivit apo edhe gjyqësorit nëse ka fakte.

Bashkimi Demokratik për Integrim

“Institucionet të vazhdojnë të veprojnë me intensitetin më të madh për të instaluar drejtësinë gjithandej vendit, por në kuadër të disa parimeve bazike:

– drejtësi po, por jo drejtësi selektive,

– drejtësi po, por jo drejtësi e nxitur nga politika ditore,

– drejtësi po, por jo në kuadër të garës për popullaritet të përfaqësuesve të institucioneve, por në bazë të fakteve dhe dëshmive të qëndrueshme.”

Nga Komuna e Sarajit vazhdojnë të heshtin derisa kryetari i tyre është në pushim vjetor.

Sektori për informim i komunës i thotë se nuk janë në dijeni kur do t’i përfundoj pushimi i Blerim Bexhetit. Ky i fundit dje për disa media përmes telefonit deklaroi se Anti-Korrupsioni po i bënë hile dhe trysni. Bexheti kërkoi që edhe legjislativi të ndërhyjë, ndërkaq paralajmëroi se do t’i padis krerët e këtij Komisioni, duke u thirrur se veprimet e tij për çështjen e platformave në Matkë janë konform Ligjit për ndërtim. Ai në konferencën e fundit për media para disa muajsh, pati deklaruar se bëhet fjalë për tri platforma ilegale, dy të reja dhe tarraca e vjetër e restorantit.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale