Connect with us

Lajme

Armata e MV do të modernizohet me mjete luftarake nga SHBA-ja

Published

on

Në promovimin e sotëm të 125 ushtarëve të rinj profesional në kazermën e Velesit, Zv-kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska ka paralajmëruar modernizimin e mëtejshmë kadrovik dhe ushtarak të Armatës, njofton in7.

Sipas Shekerinskës, rritja e mjeteve për armatën do të vazhdojë edhe rritja e deri në plotësimin e qëllimit , pra dy përqind nga Bruto Prodhimi vendor për nevojat e sigurisë së vendit, sipas standardeve të NATO-s.

Krahas rinovimit të përbërjes së armatës profesionale të Maqedonisë së Veriut, Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do të ulet në tryezën e NATO-s si vendi I 30-të anëtarë, të furnizohet edhe me pajisje ushtarake, sic tha për funksionalitet edhe më të madh.

“Në pjesën e dytë të vitit 2019 fokusi ynë është të furnizohemi me automjete luftarake dhe kuptohet furnizimi me pajisje mbrojtëse për të gjithë ushtarët. Treguam se nuk duhet të zgjedhim mes dy cështjeve, NATO dhe Armatë më të fuqishme. Arritëm që gjatë këtyre dy viteve të investojmë dhe të kemi rezultate në këto dy objekiva.”, ka thënë Shekerinska.

Sipas saj, në Ligjin e ri për furnizime publike në fushën e mbrojtjes, është lënë mundësia që krahas firmave komerciale, furnizimi i pajisjeve për modernizimin e armatës të zhvillohet përmes marrëveshjeve me vende tjera anëtare të NATO-s.

“Unë shpresoj se tani kur ligji është miratuar se mund të hyjmë në një fazë më serioze të bisedimeve edhe me SHBA-të dhe ti shfrytëzojmë këto mundësi që nuk ishin të lehta për t`i fituar. Ishin miratuar mjete dhe nëse gjithcka shkon sipas planit, shpresoj se deri në fund të vitit do të arrijmë që Armata jonë ti sigurojë automjtetet ushtarake si rezultat i marrëveshjes mes qeverisë sonë dhe asaj të SHBA-ve.”, është shprehur ajo.

Vlerësohet se Pentagoni pjesërisht do ta financojë furnizimin e automjeteve ushtarake për Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë si dhe financimin për helikopterë të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës dhe Shqipërisë. Programi ERIP (European Recapitalization Incentive Program), është ngritur nga Qeveria e SHBA-së në vitin 2017 me buxhet fillestar prej 190 milion dollarëve me qëllim që t`u ndihmohet qeverive të gjashtë vendeve të Evropës Lindore të bëjnë zëvendësimin e teknologjisë sovjetike në ushtritë e tyre./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale