Connect with us

Komente

Tetovë…Xhuxhe je moj, Xhuxhe je pa mua!

Published

on

Shkruan Ibraim Kazimi

Kjo shprehje sinekdoke , pjesërisht e huazuar dhe e bartur në kombinim këtu, nga vargjet epokale e legjendare të kolosit tashmë të ndjerë të letrave tona, Ali Podrimes, që atëbotë na e kujtoi me një frymë tronditëse „të vërtetën“ se ky përcaktim jofiktiv, paskësh qenë në fakt sado tingëlluese, imazhi amë më real nga përmasat që ia kishim qepur ne ndërdijes sonë të përbashkët tashmë me shekull. Paskëshim dashur ose jo , paskëshim thurrur paqën shpirtërore me xhuxhllëkun tonë.

Kjo metaforë, erdhi si një hymn qortimi në dimensionin kulturorë, si psalme e sovranitetit këmbëhallkë kombëtarë ( por jo vetëm ) e e përcaktimit identifikues,që nëpër shekuj do manifestojë po atë ngjasim e amanet në dinamikën e historizimit të kauzës kombëtare posi kulla e shenjtë legjendare e Jasharajve.

Mirëpo, simbolika e figuracionit e pesha enorme kuptimore e binomit „pa mua“ nuk është thjeshtë stilistika thurrëse metonimike e dhanores së vetorit –mua,vetëm në kontekst letrarë, subjektiv e personalizues , këtu, kategoria filozofike e specifikës individuale del si univers i „shumës“ mes njësisë amë dhe copës së mbetur jashta saj, kraterit të saj gjigant -pjesës „pa mua“.

E këtillë sot ështe edhe Tetova „ pa mua“.

Tetova sheshi i së cilës shtrohej si mëhallë. „Të lashtat“ tona fëmijnore mbjellnim në „asfaltin“ që zotëronte rrjedhshëm në shumëgjuhësi kodin e shenjtë të respektit , sekretin e trashëguar të dinjitetit autoritar, krenarinë e matur të nderit profesional, mburrjen e moralshme të lejueshmërisë ndërnjerëzore, shdërvjelltësinë e çilter të zbatimit të nevojës për ndryshime, objektivitetin e synuar të hapësirave për rradhëzimin e kategorizimin e telasheve të përbashkëta… ( këtu nuk margjinalizohet segmenti politik i fenomeneve totalitare e diskriminimi etnik, por tentohet të pasqyrohet njëra anë tematike e raporteve të asimiluara tradicionale ,sociale e kulturore në një proces dekadash regresive ).

Shkathtësia e përfolur gjenetike e të mbijetuarit dhe aftësia e tepruar e përshtatjes ,që na mveshet si tipar race, mbase , nuk e dinim të na ishte edhe mimikria përtej natyre në indeferntinë në xhunglë komunikacioni , mediokritet të sensit qytetarë , analfebetizmit kulturorë, e mentalitetit tuxhar në raporte ekonomike, e qasjes së kompleksuar me frymë injorante në institucione administrative ( skenat parodike në sportele ) dhe e pangopësisë për aneksime e plaçkitje të lirisë dhe pronës tjetrit.

Këso shujta dikur i kishim të ndaluara që nga sofra e shtëpisë e deri te banka shkollore . Nga e hëna në të diel.

Perimetri i perspektivave ekzistenciale na vizatohej drejtëvizorë . mes pikës të djersës e deri te pika e faqebardhësisë.
Këtë pushtet jofizik e kishim hak ta dëshmojmë para vetes e tjetrit . Këtë zakon e respektonim brenda shpirtit , brenda një Vilajeti të Përgjegjësisë

Pelegrinonim me bindjen se do mbeten të pashkulura shtyllat e themelet , e kanunit human e qytetarë. Lundronim përtej moteve me betimin e kuptueshëm heshtur se besëlidhjen e njëjtë do korrnim edhe nëpër gjenerata.

Tetovë…Xhuxhe, Xhuxhe je moj, pa mua !

Sot ky paradoks tejkalon ,fatëkeqësisht, përtej aliteracionit poetik, e përtej nostalgjisë si simbol asocues, të një lojaliteti romantik e të një utopie mallëngjyese. Kjo nofkë e dhimbshme sot të jetë quajtja për një torzo të gjymtuar e të coptuar, të një gjysmëplaneti. Xhuxhe.

Pafajsinë paradise, nuk e pret asnjeri kokëshëndoshë. Assesi. Por avancimin e krijimin e „hapësirave të bardha“ për shtrrirje ndërmjetësuese e participuese të fenomeneve dhe personazhëve në procesin e transformimeve e konkretizimeve të vetëdijeve të ngritura civile të forcave konstruktive, kreative e vizionare të natyrës njerëzore zhvilluese e ëndërrojmë syçelë. Si : „…autorë të padukshëm të librave që ëndërrojnë të shkruajnë…“ –Orhan Pamuk

Hesape të majme, xhelozitë provinciale të intelektualëve e sikletet e inateve politike ,trazimet e pasinqerta të subjekteve të dyanëshme ekonomike,gjitha këto të përziera në vakte të përshtatura amorfe për plaçkëtarë e të mbështetura e stimuluara me kushtetutë klanore, gjejnë e rigjejnë identifikime aluduese faraone.

Me rënien e vazhdueshme të standardit institucional e denigrim të proceseve politike, hajnia dhe krimi logjikisht rekrutojnë armatën e formacioninit të ri surogat, si përcjellës paralel, „shumë të gjallë“ në moralin e skenës politike e ekonomike po edhe kulturore të qytetit , „L’occasione fa il ladro“-thot proverba italiane, e që në situata e raste perditshmërie , na del, secila dardhë të ketë bisht.

Tetovë …Xhuxhe, Xhuxhe , je moj, pa mua !

Protagonistët e shekullit të ankthit që rënkojnë në sfondin e pështjellimeve barbare, e nën thundrën e çizmeve bajloze, jogjithë dorëzohen e tërhiqen prej udhëtimit për të „çliruar çeshmën“ e djepin e së nesërmes.

Nuk kanë vdekur gjitha format e aspekteve pozitive për tjerrje të një rikonfiguracioni të historisë së qytetit , të perdësuar me një copëz të turpshme basme. Qirrij shpresash rrijnë mitologjikisht të ndezura përanësh, në ndriçimin e skenave të rradhës në këtë teatër tonë të kukullave.

Mbiekzistenca e sfidave vetëflijuese do jetë opozita e padukshme deri në paqën e fundit dhe njëherit do jetë satisfaksioni më i kërkuar ne këte Pazar të përkohëshme vdektarësh. Të rizbuluarit e formulës së humbur se koshienca ,përgjegjesia profesionale dhe kontrolli i detyrës së ushtruar në sistemet e tjetrsuara, imponimi i përgjegjësisë humane e qytetare si dhe edukimi e kultura profesionale e kompetentëve kundrejt qytetarit si palë, paraqet artin e funksionimit ligjor.

Është shumë qendrore në natyrën e sojit tonë,e në mentalitetin tonë mendorë që rrjedhën e proceseve shekullore të gjendjeve e stad-eve, ti patem „akceptuar“ gjithmonë me durim, urtësi, stoicizëm e më pak me inferioritet, mbase nyja të na lidhej te besimi tradicional në të drejtën dhe kushtin e faqebardhësisë.,

Imoponimi i botëkuptimit të shpërlarë ,skllavërimi i gjykimit të masës , devalvimi i përditshëm i vetëbesimit të gjeneratës së re, që tragjikisht idealet duhet ti kultivojnë pa alternative politike, me gjykim të gjymtë , drejtësise, perspektive, e pushteti – është sindromi yt ?!

E vërteta në kokat njerëzore, nëpër gjitha periudhat kohore, ka zbritur kurdoqoftë nga prezenca e krijesave që gjallojnë me një qëllim fisnik e bujar , me ideal të lartësuar altruist, me dinjitet të kalitur e të përforcuar prej misionari të vlerave humane e shoqërore.

Ndjenja e lirisë përjetë do qëndrojë më lartë mbi gjitha soliteret e arqitekturat . Edhe më lartë se majet e „përdhosura“ të betonit, dhe mbi gjitha thesaret e kontove të mundëshme të krijuara, te akumuluara,të shumuara së bashku.
Padrejtësia është kërcnim i drejtesisë kudo-thoshte M.Luter Kingu.

Xhuxhe je Tetovë, si stigmatizim i tendencën rrjedhuese të principeve universale të unifikimit , njësimit, zhvillimit dhe përpjekjes evolutive me caqe bashkimi avancimi dhe ngritjeje të gjymtyrëve me trupin amë.

Në pushtetin e të drejtës dhe të bukurës në gjitha nivelet e mjediset ekzistuese pushteti duhet : tu ndajë sot qytetarëve , ate që nesër do të kërkojë prej tyre ! E jo anasjelltas !

…”Xhuxhe je moj, xhuxhe je pa mua, kurrkushi jam moj,kurrkushi jam pa ty”! – Ali Podrimja

P. S.
Ky shkrim është vetëm një prolog i përgjithësuar e i shkurtër i Xhuxh-ësisë së përjetuar , të faktizuar e argumentuar në lëkurën shpirtin e frymën personale të autorit

Continue Reading

Komente

Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha besuar se një Drenicë do t`i gëzohej humbjës se djalit të Hamëz Jasharit

Published

on

Aktori i njohur ka reaguar në Facebook përmes një postimi.

Çun Lajçi kishte disa fjalë për t`u thënë të gjithë atyre të cilët festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj.

Përmes postimit ai tha se nuk do ta besonte kurrë se një ditë ai do të ishte dëshmitar i festimeve për humbjen e djalit të Hamëz Jasharit.Ai tha se Drenica ka trima mirëpo nuk ka qenë në dijeni se ata urrejnë trimin e tyre.

“Jasharajt janë KosovaTri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.E kisha nga frika, jo nga profecia!Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush s’u skuq e m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)Drenica ka pasë trima, këtë e dinë të gjithë, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare si PDK, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them as unë!
18.10.2021″, shkroi aktori Lajçi.

Continue Reading

Komente

Xhaferi me apel për tetovarët: Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj!

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi përmes një statusi në facebook ka bërë apel ndaj tetovarëve se sot e kanë në dorë që ta ndërrojnë pushtetin dhe t’i japin fund Teutës dhe bandës së saj, përcjell in7

Postimi i plotë:

Sot është dita kur flet qytetari. Kujtoni gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve që na kanë vrarë, na i kanë djegur njerëzit të gjallë, na kanë lënë pa ujë, na kanë poshtëruar e përbuzur, na kanë përzënë nga votrat tona, na kanë vjedhur paratë për t’ua dhënë familjarëve të tyre, na kanë helmuar, na kanë marrë ujërat për të ndërtuar hidrocentralet e tyre, na i kanë lënë rrugët me gropa, na ka dalë kanalizimi në rrugë, na kanë nervozuar se s’kemi gjetur një vendparkim, na kanë futur në borxhe, na kanë sulmuar qentë endacakë, na kanë gënjyer e na kanë mashtruar çdo ditë…
Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj. Zgjidhja e vetme e problemeve është #numri6 në listën e votimit, ka përfunduar aktivisti Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Ibrahimi: nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë

Published

on

By

Zeqirja Ibrahimi në Facebook:

Paratë që ua ofrojnë merrjauni, sepse ato janë para që i kanë vjedhur nga ju, nga populli.

Por, dënoni për pafytyrësinë që duan t’ju blejnë me 1000 denarë në katër vjet, ndërsa vetë janë bërë milionerë.

Ata ecin me patika që kushtojnë disa qindra euro, ndërsa fëmija juaj nuk i ka 10 denarë për simite në shkollë.

Ata vozisin makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro, ndërsa ju dergjeni lart e poshtë me autobusë e në këmbë.

Andaj, nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë.

Continue Reading

Aktuale