Connect with us

Maqedonia e Veriut

Tetovari lëndon në Shkup dy policë

Published

on

Më datë 05.08.2019 diku rreth orës 17:00 në udhëkriqin tek fshati Radishan- Shkup, Z.P. (30) nga fshati Odri i Tetovës, duke drejtuar makinën e markës BMW, ka goditur automjetin e policisë, “Skoda Yet” dhe dy zyrtarë policor, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton in7.

Zyrtarët policor, pas lëndimeve trupore që morën në aksidet, janë dërguar në klinikën ” Nëna Terezë”, kurse vozitësi i BMW-së në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

Në vend ngjarje kanë dalë ekipet e SPB së Shkupit ku kanë kryer ekspertizë ligjore për procedurë të mëtejme./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Borisov: Pa plotësimin e kushteve të Bullgarisë, s’ka bisedime për Maqedoninë e Veriut në BE

Published

on

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

“Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”– pohoi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Pas qëndrimeve të Borisov ka reaguar Qeveria. Nga organi ekzekutiv thonë se këtë fjalor mbase të dobishëm për fushatë zgjedhore në Bullgari nuk e mirëpresin qytetarët maqedonas dhe se zgjidhja e vetme mund të arrihet përmes dialogut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Kemi mirëkuptim për politikën e brendshme dhe fushatën parazgjedhore në Bullgari, përfshi edhe procesin e komplikuar zgjedhor, por mendojmë se ajo nuk mund të merret si bazë për të dërguar mesazhe politike për nevoja zgjedhore, e të cilat nuk janë në vijë me vlerat evropiane. Tone e tilla nuk merren si tone miqësore nga qytetarët maqedonas. Mos ndërhyrja në punët e brendshme është qëndrim parimorë dhe një gjë të tillë e presim nga fqinjët tanë”

Kryeministri Zoran Zaev deri tani disa herë ka paralajmëruar se hapja e Kushtetutës është e nevojshme para anëtarësimit në BE dhe nuk kishte asgjë kundër që të përfshihej edhe pakica bullgare në preambulë. Zaev kishte paralajmëruar se bashkë me pakicën bullgare mund të përfshihen edhe etnitë e tjera./AlsatM/

Continue Reading

Lajme

LSDM: Nuk ka përfunduar asgjë për shumicën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Published

on

Për shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup është të dielën, pas së cilës do të shohim se kush e ka shumicën reale, tha Ljubica Janceva nga LSDM në përgjigje të deklaratave të sotme të VMRO-DPMNE-së se opozita parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, sipas numrit të votave të fituara, ka një këshill bashkiak me shumicë absolute.

Por, sipas Jançevës, deklaratat e sotme vetëm sa konfirmuan se VMRO-DPMNE dhe e majta janë një dhe e njëjta gjë.

“Siç e dini, do të ketë një rivotim në një vend në Shuto Orizarë dhe në varësi të rezultatit mund të ketë një orar të ri të vendeve të këshillit.

Po ashtu, të gjitha listat e pavarura, votat reale të qytetarëve nuk mund të jenë jashtë Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i përfshijë LSDM-ja”, tha Jançeva./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Aktuale