Connect with us

Lajme

Skandali me ish kryeprokuroren Speciale, ende pa epilog

Published

on

Skandali me ish kryeprokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin e quajtur “reket”, ka mbetur ende pa epilog nga organet e ndjekjes. Për këtë vepër penale të marrjes së 1.5 milion eurove të një afaristi për t’i lehtësuar atij gjykimin në një aferë tjetër korruptive, deri tani ndaj dy personave po zhvillohet procedurë para-hetimore ndërsa të njëjtit ndodhen në paraburgim 30 ditësh.

Kryeministri Zoran Zaev, në një mesazh drejtuar qytetarëve ka theksuar përkushtimin e qeverisë që drejton për të zbardhur të gjitha rastet dhe për të liruar siç ka thënë, “drejtësinë e robëruar nga regjimi i kaluar”.

“Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet. Inkurajojmë Prokurorinë që të vazhdojnë luftën, pa marrë parasysh se deri ku do të arrijë hetimi. Jemi para hapit final për lirimin e sistemit të drejtësisë nga kthetrat e regjimit të kaluar. Tani është koha që të lirohet shteti dhe në këtë betejë duhet të përfshihen të gjithë, para se gjithash opozita”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Opozita ndërkohë kërkon zgjerimin e hetimeve edhe me organizatën e dy të arrestuarve, që mban emrin “Lidhja Ndërkombëtare”, ku siç bëhet e ditur ka edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së, së kryeministrit, Zoran Zaev.

“Nëse vërtetë prokurorja Vilma Ruskoska dëshiron zbardhjen e rastit, atëherë duhet të hetojnë tërë punën e organizatës “Lidhja Ndërkombëtare”. Por, ajo këtë nuk e bënë. A thua frikësohet të prek në punën e kësaj organizate, se mos vallë dalin në sipërfaqe zyrtarë të LSDM-së, apo ndoshta edhe vet Zoran Zaev”, ka thënë zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Ndërkohë, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se mbetja e pezull e këtij rasti mund të mund të minojë perspektivat për bisedimet e pritura për një kohë të gjatë të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze,” i ka thënë Palmer Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës.

“Ne mbështesim një hetim të plotë, transparent të këtyre akuzave dhe nëse provat ekzistojnë, atëherë ndjekja të vazhdojë. Kjo është me të vërtetë një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut për të demonstruar përkushtim ndaj respektimit të sundimit të ligjit”, ka thënë Palmer duke inkurajuar partitë që të punojnë për zgjidhjen edhe të mosmarrëveshjeve për Ligjin e Prokurorisë publike.

Partitë politike tani një kohë nuk po gjejnë kompromisin për të ardhmen e Prokurorisë Speciale e cila sipas një draft-ligji të Qeverisë duhet të përfshihet në kuadër të një Prokurorie të re për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, që do të drejtohej nga prokurorja Vilma Ruskoska, por që nuk pranohet nga opozita, e cila konteston edhe disa përcaktime të draftit, kryesisht që ndërlidhen me aferën e përgjimeve.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale