Connect with us

Lajme

Qytetarët e MV janë për BE, problem për ta ekonomia dhe papunësia

Published

on

Besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në BE është 57 për qind dhe shënon rënie prej gjashtë përqind nëse krahason me vjeshtën e vitit të kaluar. Megjithatë, 68 përqind e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin, kundrejt 16 përqindshit që kanë qëndrim të kundërt. 72 përqind e qytetarëve mendojnë se vendi ka përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Këtë e thonë të dhënat e hulumtimit standard të Eurobarometar që u zbatua pas zgjedhjeve evropiane mes 7 qershorit dhe 7 korrikut të këtij viti në 28 vende anëtarë të BE-së dhe në pesë vende kandidate, përcjell Telegrafi Maqedoni. 48 përqind e qytetarëve të BE-së japin mbështetje për anëtarësim të shteteve të reja, që është një rritje prej 3 përqind në krahasim me vjeshtën e vitit 2018. Përkrahje më të madhe për zgjerim japin spanjollët, polakët, lituanezët, hungarezët dhe sllovenët ndërsa përkrahje më të zbehtë ka pasur në Holandë, Francë dhe Gjermani. Megjithatë, në Francë dhe Gjermani, në krahasim me raportin e fundit, ka rritje prej 2 përqind të atyre që janë për anëtarësimin e vendeve të reja.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut cekin dy probleme të mëdha me të cilën ballafaqohet vendi dhe këto probleme janë gjendja ekonomike dhe papunësia.

Në pyetjen se sa janë të kënaqur me jetesën, 67 përqind e qytetarëve të anketuar në vend janë përgjigjur se janë të kënaqur, 33 përqind të pakënaqur. Në pyetjen nëse presin jetë më të mirë në 12 muajt e ardhshme, 33 përqind janë përgjigjur pozitivisht, 16 përqind negativisht, ndërsa 50 përqindëshi është i të mendimit se jetesa do të mbetet e njëjtë.

Situatën e përgjithshme në vend për momentin si të mirë e kanë vlerësuar 47 përqind e të anketuarve që është për 10 përqind më shumë në krahasim me hulumtimin e kaluar.

Gjendjen ekonomike në përgjithësi të mirë e vlerësojnë 36 përqind e qytetarëve që shënon edhe rritje për 8 për qind, dhe si të keqe 62 e qytetarëve.

Qytetarët e Maqedonisë në pyetjen nëse presin përmirësim të gjendjes në përgjithësi, me 12 përqind janë përgjigjur se do të jetë më keq, 40 përqind janë të mendimit se gjendje do të mbetet e njëjtë.

Besimi në Qeveri është 33 përqind, në Kuvend 31 përqind, por te të dy institucionet ka rritje prej 3 përqind në krahasim me rezultatet e hulumtimi të kaluar. Besimi te partitë politike është 20 përqind kundrejt 77 përqindëshit që nuk kanë. Mediave ju besojnë 36 përqind, dhe 62 përqind e të anketuarve nuk u besojnë.

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17 vjeçare nga Kovid-19 në Klinikën infektive

Published

on

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mëngjes ka vdekur një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë, Demir Hisar.

Pacientja e re ka pasur sëmundje kronike diabet tip 1 dhe nuk ka qenë e vaksinuar. Vështirësitë tek pacientja kanë qenë nëntë ditë para se të pranohet në Klinikën infektive në Shkup. Sipas raporteve mjekësore, më 18 tetor pacientja e re për herë të parë ka kërkuar kontroll mjekësor në Spitalin klinik në Manastir. Pacientja është dërguar në spital me saturacion të ulët, temperaturë 40 gradë, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhembje në trup dhe muskuj. Për shkak të seriozitetit të gjendjes, pacientja është ndalur në spital dhe është vendosur në aparate me oskgjen.

Më 19 tetor pacientja me automjet të Ndihmës së shpejtë mjeksëore është sjellur në Klinikë në gjendje shumë të rëndë. Ajo është pranuar në Repartin për kujdes intensiv në Klinikë dhe ka filluar trajtimi intensiv në njësinë për kujdes intensiv sipas protokollit për shërim të pacientëve me infektim të rëndë Kovid-19. Edhe krahas të gjita masave të ndërmarra diagnostike, terapive dhe rianimacioneve, pacientja sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

MSH: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë.

Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Continue Reading

Aktuale