Bota
Presidentja kroate tërbon serbët: Si nuk mora dot pushkën t’i qëlloja!
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” tha se vriste ndërgjegjja në luftën e viteve 1990 dhe se dëshironte të kapte armët dhe të shkonte në fushën e betejës. Duke folur për luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, Kitaroviç tha se i vjen keq që nuk ka qëlluar serbët.
“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, tha Grabar Kitaroviç, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak. Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” (në shqip) kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.
Bota
Egjipt: Edhe një grua tjetër mbytet nga peshkaqeni

Një grua tjetër është vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit.
Trupi i një turisteje rumune rreth të dyzetave, u gjet pranë resortit të Hurghadas, vetëm disa orë pas një sulmi tjetër fatal ndaj një gruaje austriake 68-vjeçare.
Të dy sulmet ndodhën 600 metra larg njëri-tjetrit, në brigjet e Sahl Hasheesh.Guvernatori i zonës, Amr Hanafi, ka lëshuar një urdhër për të pezulluar të gjitha aktivitetet në brigjet përreth sulmeve.
Të gjitha aktivitetet detare janë ndaluar, duke përfshirë zhytjet, lundrimin dhe peshkimin me anije.
Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në zonë, me incidentet e fundit që besohet të jenë të parat që nga viti 2020.
Gruaja austriake kishte qenë duke notuar kur u sulmua, me peshkaqenin që ia këputi një këmbë dhe një krah, raporton SkyNews.
Ajo mezi ishte gjallë në kohën kur mbërriti në një spital aty pranë dhe vdiq pak më pas, sipas një zyrtari shëndetësor egjiptian.
Hurghada, një qytet turistik i cili shtrihet rreth 25 milje përgjatë bregut të Detit të Kuq të Egjiptit, është veçanërisht i njohur për zhytjet në skuba.
Sulmet vijnë pasi resorti u hap pas izolimit nga pandemia e koronavirusit.
Bota
Turqit ndalojnë një anije me grurë, të cilën rusët ua kishin vjedhur ukrainasve

Autoritete doganore turke kanë ndaluar një anije mallrash ruse e cila transportonte grurë, të cilin më herët Ukraina e kishte raportuar të vjedhur, thekson ambasadori i Ukrainës në Turqi.
“Kemi bashkëpunim të plotë. Anija tani është në hyrje të portit, duke u ndalur nga autoritetet doganore turke”, tha ambasadori Vasyl Bodnar për televizionin shtetëror ukrainas.
Nis shërbimi për pajisje më pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezident në Kandada
Ai tha se për fatin e anijes do të vendoset pas mbledhjes së organeve kompetente që do të mbahet nesër, të hënën.
/Ancnews.al/
Bota
19 të vdekur në aksidentin e një autobusi në Pakistan

Një autobus pasagjerësh rrëshqiti nga një rrugë malore dhe ra në një përroskë të thellë në një shi të dendur në Pakistanin jugperëndimor të dielën, duke vrarë 19 persona dhe duke lënduar 12 të tjerë, tha një zyrtar qeveritar.
Mahtab Shah, ndihmës administrator për rrethin e Shiranit në provincën Baluchistan, tha se rreth 35 pasagjerë po udhëtonin në autobus. Ai tha se punëtorët e shpëtimit po kërkonin për të mbijetuar në rrënojat e automjetit të shkatërruar dhe rrethinat.
Shah tha se me sa duket autobusi rrëshqiti në rrugën e lagësht mes shiut të dendur dhe shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili ra rreth 61 metra në përrua.
Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut, si dhe automjeteve të mirëmbajtura keq.
Muajin e kaluar, 22 persona humbën jetën në një aksident të ngjashëm kur një autobus ra në një luginë në rrethin Qila Saifullah./REL
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi