Kulturë
Nënkryetari shqiptar i Kuvendit të Malit të Zi, dekorohet me çmimin “Dardania”
Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.
Nderonin me mirëseardhjen e tyre ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar;
Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan; aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.
Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive-ASHSHA të Neë Yorkut dhe AMSH në Tiranë.
Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë dhe mirënjohje të ndryshme.
Me Çmimin e Madh “DARDANIA” u vlerësua z. Genci NIMANBEGU- Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me këtë motivacion: “Për angazhimet e arritjet me veprimtari të vazhdueshme e të shumanshme në pasqyrimin e ngritjen e çështjeve e problematikave shqiptare deri në institucionet më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ndihmesat për zgjidhjen e tyre; për kontributete mediatike me artikuj, intervista, komente, etj. për historinë, politikën, kulturën, aktualitete e ardhmëritë shqiptare në Malin e Zi si në Botimet Tropoja dhe gazeta, revista e televizione shqiptare e të huaja”.
Gazeta e Alpeve” me Cmimin e Madh “Dardania” ka nderuar dhe ambasador dr. Islam Lauka, diplomat karriere, analist, pedagog, antar Bordi i Gazetës (në Takimin e Gjakovës); z. Skënder Përpepaj nga Tropoja– drejtor i kësaj gazete, veprimtar atdhetar e kulturor, biznesmen humanist në Londër, sipërmarrës i nismave të veçanta e të rëndësishme (në Takimin e Tiranës).
Çmimi i Madh “Dardania” iu dorëzua nga ambasadori Flamur Gashi– Këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Genci Nimanbegu u lind në vitin 1971 në qytetin e Ulqinit, ku kreu arsimimin deri në shkollën e mesme dhe studimet universitare për ekonomi në Dubrovnik të Kroacisë e në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1997 punoi si bashkëpunëtor i CEO i ndërmarrjes “Primus elektroniks” në Ulqin.
Gjatë luftës në Kosovë e themeloi dhe drejtoi një organizatë humanitare “Drita”, e formuar në Ulqin me qëllimin për të siguruar kujdes dhe ndihmë për refugjatët nga Kosova. Ai ka punuar në Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (KB/ËFP) nga qershori 1999 deri në mbylljen e misionit në Mal të Zi në Mars 2004. Në Prill 2004, ai mori rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës së Biznesit Ulqin (UBA).
Numri i anëtarëve të kësaj shoqate u rrit nga 60 vetë më 2004, në 280 vetë në vitet e fundit. Më 2005, me një grup intelektualësh dhe atdhetarë shqiptarë nga Ulqini, ai mori pjesë në krijimin e Partisë Shqiptare “Forca e Re Demokratike”, u zgjodh nënkryetar i saj. Në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, dhe u rizgjodh edhe në paselektoriadat 2012 e 2016. Ai aktualisht është Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
I vetmi deputet shqiptar, nga partitë shqiptare në Malin e Zi. Ai është anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor dhe i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet; anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që nga Dhjetori 2016.Në vitin 2013 u zgjodh President i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, detyrë të cilën e kreu deri në qershor 2018. Ky institucion kushtetues i Shqiptarëve në Malin e Zi u ngrit më 23 qershor 2008 mbi të drejtën që jep Kushtetuta në Malin e Zi për pakicat në këtë shtet fqinjë me Shqipërinë.
Genci Nimanbegu, përveç gjuhës amtare – Shqipe ka njohuri aktive të gjuhës së malazezëve (serbisht, kroatisht, boshnjakë), anglisht, italisht, frëngjishtes. Ai është i martuar me një piktoren akademike Vahida Nimanbegu. me të cilin kanë dy fëmijë, Lisa dhe Joni.
Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje-veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimit jugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë; veprimtari atdhetar e kulturor, publicisti Hilmi Gashi, veteran i Luftës së fundit të Kosovës; historiani Paulin Z. Zefi–drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Guçia Sot”, doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri, etj.
Në fund i përshendeti të pranishmit dhe kryeredaktori i Gazetës së Alpeve, Ramiz Lushaj, njëherit, dhe drejtor i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë.
Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, Keida Selimi nga Tirana recitoi poezinë “Të lutem, qesh pak!”, etj.
“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit.al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.
“Takimi i Plavë-Gucisë” u ndoq nga media kombëtare e ndërkombëtare si “Zëri i Amerikës” (VOA), Radio Televizioni Shqiptar” (RTSH), Portali Kombëtar “Limit.al, Gazeta Bota Sot, portalet VOAL në Zvicër, BotaPress në Prishtinë, Plava e Gucia Sot në Amerikë, etj.
“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.
Marrë nga BOTASOT
Kulturë
Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura (Video)


Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës, përcjell in7
“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës për Kulturë të Republikës së Maqedonisë.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.
“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.
Ministria e Kulturës beson se sindikatat me pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit të ri për Kulturë, do të japin një kontribut cilësor për të rregulluar këtë sferë dhe do të kontribuojnë për një ligj të ri, bashkëkohor dhe evropian për kulturë./in7.tv/
Kulturë
Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia


Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.
“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Kulturë
Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë


Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë
Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.
Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.
Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.
Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare