Connect with us

Lajme

Moti sot me temperaturë deri 36 gradë, prej nesër edhe 41 gradë Celsius

Published

on

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 36 gradë Celsius, ndërsa prej nesër do të jetë shumë më nxehtë me temperaturë që do të rritet edhe mbi 40 gradë Celsius, me çka do të aktivizohet faza e verdhë, ndërsa në disa rajone edhe faza portokalli. Indeksi UV do të bëhet më i lartë dhe arrin 9.

Nga DPHM informojnë se moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me erë të dobët nga drejtim i ndryshëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë mes 10 dhe 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri 36 gradë Celsius. Vlera e rrezeve UV do ta arrijë indeksin 9.

Moti në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me temperaturë prej 16 deri 34 gradë Celsius.

Meteorologët për nesër deri kah mesi i javës së ardhshme paralajmërojnë rritje të temperaturës e cila vende-vende do të arrijë 41 gradë Celsius nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore.

Në kushte kur aktivizohet faza e verdhë dhe portokalli rekomandohet qytetarët të mbrohen nga ekspozimi direkt në diell, të shmanget qëndrimi në vend të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, të mbajnë veshëmbathje të ndritshme dhe të lehtë, ndërsa gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syze dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, të kenë kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimeve, të shmangin prodhime të papërpunuara termike, si majonezë nga vezët, me kujdes të konsumohen akullore dhe kremëra të ndryshëm, të konsumohet sasi më e madhe e pijeve, t’u shmangen pijeve alkoolike, ndërsa gjatë hyrjes në automjet duhet për një periudhë të caktuar ta ajrosin.

Në ditët e nxehta nevojitet që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, me kondicioner, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në vend të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e shënuar.

Për shkak të paralajmërimit të valës së nxehtë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim apelojnë të mos hudhen cigare dhe bishta të cigareve, mbeturina të qelqit dhe shishe të qelqit, të mos ndizet zjarr dhe zgarrë në hapësirë të hapur, të mos lejohet që fëmijët të luajnë me çakmak, zjarr, të mos ndizen mbeturinat dhe materiali tjetër djegës, as kashta, ndërsa nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale e zjarrfikësve në linjën telefonike falas 193.

Përveç rekomandimeve bazë për sjellje në kushte të tilla, DMSH ndërmerr edhe masa për veprim parandalues për mbrojtje nga zjarret e mundshme pyjore dhe zjarret tjera në hapësirë të hapur. Njëherit apelon te komunat, qytetarët dhe vizitorët e vendit, të kenë kujdes kur janë në vend të hapur.

Drejtoria përkujton se nga muaji mars është sjellur ndalesë për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore përveç për të punësuarit në NP pyjet nacionale, ndërsa me qëllim të ruajtjes së pyjeve, nga 15 korriku deri më 15 gusht, në territorin e gjithë vendit, zbatohet fushatë për mbrojtje nga zjarret nën moton “E ardhmja u përket atyre të cilët janë të gatshëm – Natyra është përgjegjësia jonë”.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale