Connect with us

Lajme

Ku shkuan donacionet për ndërtimin e kishës në qendër të Shkupit!?

Published

on

Në vitin 2013 kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, mblodhi biznesmenët në një vend për të mbledhur donacione për ndërtimin e një kishe në Qendër të Shkupit.

Në këtë video shihen biznesmen dhe anëtarë të partisë të cilët japin para për Fondacionin Shën “Cari Konstatin”.

Leja për ndërtimin e kishës Shën “Kostandini dhe Elena” ishte dhënë në vitin 2012, ndërsa dy vite më vonë kur edhe fondacioni mblodhi paratë filluan punimet.

Kanë kaluar pothuajse 5 vjet, kisha nuk është përfunduar, ndërsa punimet ka kohë që janë ndërprerë.

Qytetarët shprehen të revoltuar për gjendjen në të cilën është lënë kisha.

“Duhej të bëhej deri tani, nuk mundet aq gjatë të mbetet pa përfunduar, Kisha është shumë e bukur, shumë turistë vijnë e xhirojnë po ju pëlqen. Jo shumë por e tepruar ajo ka filluar shumë herët sigurisht qeveria nuk jep mjete”, tha një qytetarë.

“Do ju them një punë, jam inxhinier ndërtimi, investim i mirë projekt i mirë bëhet shpejt. Nëse nuk ka investim projekt jo i mirë shkon gjatë kohë. Parat janë të rëndësishme dhe ndërtuesi dhe nuk ka lidhje a është ndërtesë, kish, apo xhami”, deklaroi një qytetare.

“Nëse do të duhej të ndërtohet Xhami, do të bëhej për dy muaj, sepse do të kishte donacione nga qytetarët. Por këtu ku janë parat, sigurisht i ka “hanger” ndokush parat. Dora e majtë xhepi i djathtë”, deklaroi një qytetarë.

Por pse u ndërprenë punimet? Ku shkuan paratë të cilat u mblodhën?

Nga VMRO-DPMNE thonë se vetëm e kanë mbështetur iniciativën për mbledhjen e mjeteve, dhe se nuk dinë më shumë.

“Në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së shumë është ndërtuar për dallim nga sot.Po ndoshta janë mbledhur mjete por VMRO-DPMNE nuk i ka mbledhur donacionet, por vetëm ka dhënë mbështetje për një gjë të tillë humane siç është ndërtimi i kishës”, tha Naum Stoillkovski, nga VMRO-DPMNE.

Ajo që bie në sy është se në listën e donatorëve të për ndërtimin e kishës, janë edhe institucionet shtetërore. Madje edhe vet kompania Beton-AD -Shkup e cila ishte e angazhuar për ta ndërtuar kishën ka dhëne 2 milion e 770 mijë denarë.

Pyetëm në qytetin e Shkupit. Nga atje topin e hedhin tek Kisha Ortodokse e Maqedonisë, duke thënë se ata e kanë pasur në pronësi fondacionin.

Kontaktuam edhe me kompaninë e cila e kishte përsipër ndërtimin e kishës, Beton-AD Shkup, por nuk deshën të flasin. Na thanë ta pyesim investitorin se përse janë ndërprerë punimet.

Tentuam të kontaktojmë edhe me Kryetarin e këtij fondacioni, por telefoni i tij nuk ka qasje.

Ndryshe nga viti 2012 deri në vitin 2015 nga donacionet u mblodhën 2.044.357 euro, por pse kisha nuk u përfundua ende nuk dihet.

 

BURIMI: Tv21

Continue Reading

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

By

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

 
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
 
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
 
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
 
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje

Published

on

By

Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983

Continue Reading

Lajme

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Published

on

By

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari

Continue Reading

Aktuale