Lajme
Zaev: E inkurajojmë Prokurorinë të shkojë deri në fund
Të gjithë subjektet politike t’i përkrahin zgjidhjet me të cilat do të rrumbullakohen reformat, që përfundimisht të humb “shteti i robëruar”, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për shoqëri në të cilën askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe i amnistuar, porositi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij drejtuar opinionit me rastin e ndodhive të fundit lidhur me Prokurorisë Speciale dhe propozim-ligjin për Prokurori Publike.
“Ne jemi përpara hapit të fundit për lirimin e gjyqësorit nga kthetrat e regjimit i cili është mbrapa nesh. Përgjegjësia është e madhe te subjektet politike në këtë luftë për shtet ligjor. Por, më së shumti ka përgjegjësi partia që i solli padrejtësi vendit dhe Mickoski si person i parë i asaj partie. E di se ju, qytetarët jeni të lodhur nga bojkoti politik dhe zvarritjet dhe se kërkoni hapa vendimtar. Për atë, unë vazhdoj që edhe me më shumë vendosmëri ta ftoj dhe bind opozitën t’i përkrahë reformat”, thotë Zaev.
Ai tha se kjo është koha kur drejtësia duhet të vijë në skenë, koha kur nuk guxon të ketë kursim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, askush nuk duhet të privilegjohet dhe amnistohet.
“E inkurajoj Prokurorinë Publike të vazhdojë deri në fund në këtë luftë, pa dallim deri te kush do të arrij gjatë hetimit. Kjo është koha që përfundimisht të humb “shteti i robëruar”. Ju ftoj të gjithëve që t’i mbështesim zgjidhjet me të cilat rrumbullakohen reformat, për jetë më të mirë në mozaikun tonë të bukur, në këtë shoqëri të përbashkët”, tha kryeministri Zaev.
Ndryshe, sot zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Methju Palmer, vlerëson se nëse nuk zgjidhet hetimi për rastin “Zhvatja”, në të cilën është e përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, mund të varrosen perspektivat e Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, për fillimin e bisedimeve me BE-në është e rëndësishme që të miratohet ligjit për Prokurori Publike, mes LSDM-së pushtetarë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare.
“Është e rëndësishme që këto dy parti të ulen bashkë, të bisedojnë, t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për reformim ose modifikim të PSP-së në mënyrë që është në pajtueshmëri me interesin e vendit. Mjaft ishte politizimi, koha e politizimit ka kaluar, tani është koha e shtetësisë”, deklaroi Palmer.
Ndryshe, edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet PSP-ja do të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve. Ligji parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, të cilat ende nuk janë siguruar.
Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës së kaluar kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.
BURIMI: Portalb,mk
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare