Connect with us

Argëtim

Si të eliminojmë erën e cigareve nga veshjet

Published

on

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfundim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert.

Kjo aromë e aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni. Por si mund të shmanget aroma e tymit të duhanit nga rrobat?

Më poshtë gjeni disa udhëzime:

Pa larje:

Ajrosja

Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e “tymosur” nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë … ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.

Sodë buke

Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash. Shtojini ½ filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do t’i japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.

Në makinë larëse:

Përdorni

Uthullën para larjes

Para se t’i lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminon erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30-60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve.

Lëng limoni

Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi. Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si p.sh. edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar ½ filxhan lëng limoni në larje.

Vodka

Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi ½ filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira.Këshilla të tjera:Shmangni sa të mundni mjediset me tym duhani. Tymi i duhanit jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por ka dhe aromë të pakëndshme që mund të hiqet vetëm në lavatriçe.Për të shmangur këto elemente, duhet te lini cigaren ose të paktën të kaloni në alternative më të mira, si IQOS. Duke mos e djegur por ngrohur duhanin, kjo pajisje eleminon totalisht tymin, pjesën dërrmuese të elementeve të dëmshëm dhe aromat e pakëndëshme që ngjiten në rrobat tuaja.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale