Connect with us

Lajme

Antikorrupsioni propozon hetim ndaj Blerim Bexhetit

Published

on

Antikorrupsioni do ti kërkojë prokurorisë që të ngrejë kallëzim penal kundër Blerim Bexhetit, kryetari të Sarajit, pasi nuk e ka mbrojtur Matkën nga ndërtimet pa leje apo nga platformat ilegale. Anëtarët e Antikorrupsionit kujtuan se kryetari ka qenë i obliguar të veprojë apo të japë përgjigje se ky objekt nuk mundet të legalizohet pasi është në vend që është pasuri natyrore. Antikorrupsioni thotë se përgjegjësia e Blerim Bexhetit është aty se ai e ka mbajtur kërkesën për legalizimin të dy pronarëve në sirtar, dhe nuk ka dhënë përgjigje të prerë apo ta hedhë poshtë kërkesën.

“Pasi ajo platformë është ndërtim i përkohshëm pa leje, nuk mund të jetë pre e procesit të legalizimit. Ligji nuk e lejon këtë. Por kur një kërkesë arrin në komunë doemos kalon një proces. Keqpërdorimi duket tek ajo që kërkesa është ruajtur në komunë dhe nuk është dhënë përgjigje, në mënyrë që ajo kërkesë të mbetet ashtu në situatë latente, të fshehtë. Kryetari i ka patur të gjithë mundësitë dhe obligimet ligjore për të thënë se ky objekt nuk mund të legalizohet. Kështu do tua kishte hapur rrugën institucioneve kompetente për të nisur rrënimin. Kërkesat e tilla pra duhet të refuzohen, ndërsa ai nuk e ka refuzuar”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Antikorrupsioni kërkoi nga Qeveria edhe që ta shpallë Matkën si hapësirë të mbrojtur në mënyrë që në të ardhshmen të mos e keqpërdorin me ndërtime të tilla pa leje.

Antikorrupsioni ka nisur hetimin edhe për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski për shkak të dyshimeve për korrupsion gjatë tenderit për furnizmin me sistemin ATM për nevojat e MNAV – it, që ishte financuar nga BERZH.

Ka nisur hetim edhe për ndërtimet pa leje në Ohër dhe për firmat e angazhuara nga kjo komunë për rrënimin e objekteve pa leje pasi që në mesin e firmave që e kanë fituar tenderin për rrënim, është edhe firma e këshilltarit të BDI së në Ohër, Nefi Useini, objekti i të cilit poashtu është ndërtim pa leje dhe duhet rrënuar.

“Lidhur me firmat e përzgjedhura për rrënimin e objekteve pa leje në Ohër, ku në mesin e dy firmave që kanë dhënë ofertë për tenderin është edhe firma e këshilltarit Nefi Useini i cili ka poashtu objekt ilegal në qendër, Antikorrupsioni ka lëshuar njoftim për kufizimet që i kanë funksionarët në raport me subjetet juridike, apo firmat, në mënyrë që të parandalohet konflikt interesi”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Pas kumtimit të rasteve që kanë nisur ti hetojnë, nga ky institucion treguan se tashmë kanë përpiluar edhe një rregullore të re për punë e cila do tu ndihmojë për filtrimin e lëndëve që gjatë kohës së fundit kanë rezultuar se janë të rrejshme. Çdo javë do të kenë kolegjium në të cilin do ti shpalosin lëndët dhe do ti kontrollojnë paraprakisht.

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale