Connect with us

Lajme

VMRO-ja thirret në grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të këmbëngul për kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Zaev thotë se do të vazhdojë ta bind opozitën me qëllim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike për t’i dhënë fund shtetit të kapur. Ndonëse kërkon mbështetje nga opozita, Zaev shton se çdo padrejtësi në vend mban vulën e VMRO-DPMNE-së.

“Në luftën për shtet të së drejtës, përgjegjësia e partive politike është e madhe. Por, përgjegjësinë më të madhe e mban subjekti politik i cili i solli të gjitha padrejtësitë në vend dhe Mickoski si njeriu i parë i kësaj partie. E di se ju si qytetarë jeni të lodhur nga zvarritjet dhe vonesat dhe se prisni hapa konkret. Për këtë arsye unë do të vazhdoj që me këmbëngulje edhe më të madhe ta thërras dhe bindë opozitën që t’i mbështes reformat. Është koha kur drejtësia duhet të dal në skenë, kohë në të cilën kur zhvillohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk guxon të ketë të paprekshëm. Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet”-tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

VMRO-DPMNE-ja thirrjen e kryeministri Zaev e vlerëson si qesharake, duke i kujtuar të parit të ekzekutivit se mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike ekzistojnë grupe pune.

“Nuk ka absurditet më të madh se sa për reforma të flet Zaev i cili kërkonte një euro për Vicen. Gjykatësit e tij nuk arritën ta fshehin krimin që e pa i gjithë opinioni. Tani të njëjtit kërkojnë që të mos gjykojnë një njëanshëm dhe të sillen profesionalisht. Prokuroria e llojit Ruskoska dhe gjykata e llojit Kacarska janë gjithçka përveç se të pavarura. VMRO- DPMNE është për prokurori të pavarur e cila do ta ndjek penalisht krimin dhe korrupsionin pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë politike. ne jemi për prokurori e cila punon me parimin e sundimit të ligjit dhe mbi bazën e konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”-pohoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski u shpreh optimist për konsensus, por duke akuzuar pozitën për obstruksione dhe mosgatishmëri për marrëveshje mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Reanata Deskoska akuzon opozitën se po rrezikon procesin Eurointegrues të vendit si pasojë e kërkesave për amnisti. Deskoska vlerëson se është pikërisht Ligji për Prokurorinë Publike i cili do t’i vërtetoj përcaktimet e VMRO-DPMNE-së për të ardhëm e vendit. Edhe pse në rikthim grupet e punës dhanë shpresë se opozita dhe pushteti do të arrijnë konsensus mbi Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, në takimin e fundit palët njoftuan se kanë qëndrime të kundërta. Opozita tani kundërshton edhe emrin e Villma Ruskoskës, ndërsa pushteti nuk pranon që emri i prokurorit përveç në Këshillin e Prokurorëve të kalojë edhe në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime me propozim të opozitës. VMRO-ja kundërshton edhe kalimin e aktakuzave të PSP-së nën kompetenca të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e posaçërisht akuzat e ngritura pas qershorit të 2017-ës.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale