Connect with us

Komente

Shtatë ditë atdhe

Published

on

Shkruan Ibraim QAZIMI

Veni, vidi et… ( Erdha ,pash e…)

Simbolika sinjifikative biblike e shtatë ditëve të nevojshme mbi krijimin e gjithekzistencës, dhe shtytja e faktit të kuptimit të ekzistencës së dimensioneve paralele, që relativizon përkufizimin e kategorive univerzale të kohës dhe hapësirës, më krijuan analogjinë e imazheve botëkrijuese dhe frymën vijuese.

Para pak kohësh udhëtova për shtatë ditë në vendin e lindjes.

Disi papërjashtueshëm me një probabilitet të shtuar më ka rastisur më shumë se një herë të udhëtojë pikërisht për shtatë ditë. Si mysafir specifik brenda pragut të qytetit vend-lindës. Pra, shtatë ditë mbanësh vend-ngrënies, vend-punës e vend-fjetjes.

Të „vegjetosh“ në një simbiozë që falë gjitha „privilegjeve“ të ëndërruara ( kur gjendesh jashta saj ), e të mos arrijsh ta quajsh dot me tepër se „kaq“ dëshmon „pushtetin paralel shpirtërorë“ të një opurtuniteti më kapital se beneficioni e shumëkuptimshmëria e mirëqenies. Megjithëse, dorën në zemër, hapësirat e së mundshmes janë të objektivizuara e ligjërisht të barabarta për „kokë qytetari“ ( kushtimisht ), të potencoj- mbase liria dhe hapësirat vepruese varësisht mikro- e makromjediseve do vazhdojnë të ndahen në përpjestim me njësitë matëse të fleksibilitetit individual, resurseve personale, forcave identifikuese e fateve dhe përvojave personale. Qartë.

I ambientuar me „vullnet dyftyrësh“ në një relalitet të dyzuar paralel e bipolar, sa objektiv aq edhe siobjektiv ( si term përshkrues të një objektiviteti tjeter në distancë), natyrshëm të krijohet zakoni e shprehia e komparacionit permanenet të realiteteve shoqërore ( shtetërore ). E, mbase shprehite diktojnë drejtperdrejte karakterin njerëzorë e ky i fundit edhe atë social, vijimisht nën patronatin e ndërgjegjes humane ( jo vetëm intelektuale siç pretendohet me
alibi ) të përceptimit reflektiv, rezulton shumë njerëzore ( biologjike) edhe manifestimi i instiktit social e nevoja e sinqertë shpirtërore për kontribut e solidarizim me vendlindjen -„ALTARIN APSOLUT“ ta themi kështu,po ta kishim deshifruar kuptimin e ndjenjës madhore e të amshueshme të identifikimit personal.

Që këndej, edhe inspirimi edhe projektimi i shpeshtë i ideve, vullneteve, e ndjenjave me imazhe dhe pasion për ndihmë, shpëtim, e avancime, rrjedhin si procese të pastërta të po këtyre idealeve dhe përkushtimeve të larta e të paasimiluara. Sakrificat dhe caqet e palëkundura për realizime dhe rehabilitime të shoqërisë amë dhe fytyrimi konkret i po këtij kontributi është dëshmuar gjithmonë në secilën situatë e secilën periudhë të përcjellur, nga momenti e nevoja, që nuk do ishte pedante të përsëriten e të rutinohen. Është fenomen e ç`ështje tjetër më e zgjeruar, retardimi i sotëm social e degjenerimi etik i ndërgjegjes, vetëdijes dhe kontributit qytetarë, mbase padyshim janë edhe shkaku edhe pasoja e një fatëkeqësie në metastazë, që do duhej të jetë ( e është de fakto ) alarmante e primare në urgjencën interaktive,debatuese e vepruese. ( me keqardhje, nuk janë quintencat tematike, të kësaj shkrese, në këtë mesazh.)

Ka shumë punë për t`u kompenzuar. Së pari, shkaku i ngecjeve të shumta epokale, e mandej, ¨korigjimi“ e tek në vijim krijimi i kushteve dhe situatave adekuate, konform rrjedhave kohore. Ka ndodhur ( me fajin tonë ) ç`ekulibrim i madh mes trashëgimisë kulturore, marëdhënieve sociale dhe mentalitetit të ri mendor.

E kam përsëritur jo njëherë faktin që andejpari, qenia individuale ,fatëkeqësisht është nënshtruar ligjit ambivalent të mbijetesës, e brutalitetit të ekzistencës sociale që dikton përjashtimin asimilues të dimensioneve tjera jetike. Njeriu duhet ti bëj ballë mëditjes së apostrofuar materiale, pa “gji të nënës shteterore” e i tjetërsuar qëllimshëm nga trashëgimia e rrënjëve shpirtërorë.

Shtatë ditë atdhe…! Ngazëllim apo Vajtim…?!

E kam shumë të vështirë parimisht që përmes këtij artikulli të reprizoj ose regjizoj skenat e përjetuara „ shtatë ditë „ të përditmërisë së nënshtruar rutinave banale, qofshin ato të spiralizuara rreth apoteozave politike apo ato të mentaliteteve të degraduara të mendjeve dhe sjelljeve jocivilizuese.

Po të shkelnit e të puthnit atë trollë vetëm shtatë ditë në semestër, do kuptonit se zemra dhe shpirti juaj do ju kërcente vendit e me shumë dhimbje, sërish, kishit për të gëlltitur, për të satën herë këtë „ lugë krypë për hatër të darkës së shenjtë “.

Mandej, si është e mundur me një injorim të këtillë të vetëdijshëm,të ruhet higjiena mendore e morali human ? S`mjaftoi vetëm definimi ilegal i sindromit infektues që tërbohet përqark! Gjithkush nga ju e shpreh po të njëjtën mendësi. Po, këtu pra flen dreqi. Po, këtu edhe qëndron drama. Indiferencë ?! Vetëtradhëti ?! Kapitullim ?! Letargji?! Xhambazllëk?!-C`po ndodh me shoqërinë tonë –e dijmë ?!

Të nderuar ! Nuk synoj këtu, e nuk durohen dot : përfoljet e zakonshme,kritikat,sharrjet, mendje-shitjet,ekspozimet egocentrike, mbivlerësimet patologjike ose autoshovinizmat primitive, paragjykimet provinciale…e shumë –izma tjerë që pak a shumë ( përjashtuar disa specifike ) janë „faktura“ të kohës ndër shumë shoqëri aktuale.

Me këtë shprehje dua të shpaloj vetëm një uvertyrë të vetëdijes për reaksion. Uvertyrë e një epoke të rifilluar me gjeneratë të freskuar me „shansin e fundmë“ në cephonin e skajshëm.

Luftoni të keqen, atë-me të keqen, ato- me të keqinjte…!

Denonconi të keqen, të keqin,ato- me të keqinjtë..!

Në emër të sakrificave universale –” le te bëhet ! Le ta bëhet,pa inercionin e çmimit të mundshëm, dhe faktorëve konfrontues : „..Kur do i nxisësh të të urrejnë,atëherë të jesh i sigurtë se mirë e bën punën tënde…“-thoshte Bukovski
Po e përmend se këtu metova përkrahjen ! Argumentet i keni të lidhura nëpër këmbë ! U referohemi njëmendje ideve se progresi duhet të inicohet, përkrahet e stimulohet në bashkëpunim e bashkëobligim të ngushtë me secilën forcë sociale, politike, kulturore ; koshiente e që preokupim apsolut kanë ringjalljen e rikonsolodimin e identitetit civilizues kolektiv.

Mos harrojmë : e sotmja ngrihet në themelet e sakrificës e së djeshmes. E ne kemi martirë.

Martirët që shumë më herët se ne patën parë „atë“ që ne tek sot e shohëm.

Kush me mëngjez njeh të vërtetën, rezikon të vdes në mbrëmje- thot një proverbë arabe

Continue Reading

Komente

Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha besuar se një Drenicë do t`i gëzohej humbjës se djalit të Hamëz Jasharit

Published

on

Aktori i njohur ka reaguar në Facebook përmes një postimi.

Çun Lajçi kishte disa fjalë për t`u thënë të gjithë atyre të cilët festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj.

Përmes postimit ai tha se nuk do ta besonte kurrë se një ditë ai do të ishte dëshmitar i festimeve për humbjen e djalit të Hamëz Jasharit.Ai tha se Drenica ka trima mirëpo nuk ka qenë në dijeni se ata urrejnë trimin e tyre.

“Jasharajt janë KosovaTri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.E kisha nga frika, jo nga profecia!Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush s’u skuq e m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)Drenica ka pasë trima, këtë e dinë të gjithë, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare si PDK, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them as unë!
18.10.2021″, shkroi aktori Lajçi.

Continue Reading

Komente

Xhaferi me apel për tetovarët: Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj!

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi përmes një statusi në facebook ka bërë apel ndaj tetovarëve se sot e kanë në dorë që ta ndërrojnë pushtetin dhe t’i japin fund Teutës dhe bandës së saj, përcjell in7

Postimi i plotë:

Sot është dita kur flet qytetari. Kujtoni gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve që na kanë vrarë, na i kanë djegur njerëzit të gjallë, na kanë lënë pa ujë, na kanë poshtëruar e përbuzur, na kanë përzënë nga votrat tona, na kanë vjedhur paratë për t’ua dhënë familjarëve të tyre, na kanë helmuar, na kanë marrë ujërat për të ndërtuar hidrocentralet e tyre, na i kanë lënë rrugët me gropa, na ka dalë kanalizimi në rrugë, na kanë nervozuar se s’kemi gjetur një vendparkim, na kanë futur në borxhe, na kanë sulmuar qentë endacakë, na kanë gënjyer e na kanë mashtruar çdo ditë…
Sot e keni në dorë ta ndërroni pushtetin dhe t’i jepni fund Teutës dhe bandës së saj. Zgjidhja e vetme e problemeve është #numri6 në listën e votimit, ka përfunduar aktivisti Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Ibrahimi: nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë

Published

on

By

Zeqirja Ibrahimi në Facebook:

Paratë që ua ofrojnë merrjauni, sepse ato janë para që i kanë vjedhur nga ju, nga populli.

Por, dënoni për pafytyrësinë që duan t’ju blejnë me 1000 denarë në katër vjet, ndërsa vetë janë bërë milionerë.

Ata ecin me patika që kushtojnë disa qindra euro, ndërsa fëmija juaj nuk i ka 10 denarë për simite në shkollë.

Ata vozisin makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro, ndërsa ju dergjeni lart e poshtë me autobusë e në këmbë.

Andaj, nëse ju ofrojnë para për votë, merrjauni, por dënoni për pafytyrësinë.

Continue Reading

Aktuale