Connect with us

Bota

SHBA, masakra në El Paso, po hetohet si terrorizëm i brendshëm

Published

on

Adria Gonzalez, ishte duke bërë pazar në sektorin e produkteve të mishit në supermarketin Walmart bashkë me nënën e saj, kur dëgjoi të shtënat. “Në fillim, nuk u dukën si të shtëna me armë, por më shumë si diçka që po rrëzohej në dysheme”- tha Gonzalez, 37 vjeçe, për CNN.

Ajo dëshmon se u zgjat të shihte se çfarë po ndodhte, dhe pa një njeri të armatosur pranë hyrjes kryesore, që kishte armë në duart dhe kufje në vesh. “Gjithçka që po mendoja në ato momente, ishte largimi i mamit tim dhe i të tjerëve nga dyqani. Ne dolën nga kjo pika këtu”- theksoi ajo.

Sipas autoriteteve lokale, 20 njerëz u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën, kur një 21-vjeçar i bardhë nga Alen në Teksas, hapi zjarr në një qendrën tregtare në El Paso ditën e shtunë. I dyshuari, ndodhet në paraburgim, dhe autoritetet po shohin mundësinë e ngritjes së akuzave për vrasje të shkallës së parë.

Në hetime janë përfshirë si policia lokale, ashtu edhe FBI. Kjo e fundit ka hapur një hetim, mbi dyshimet e një akti terrorit të brendshëm, konfirmoi një burim që është në dijeni të procesit të hetimit.

“Kjo ngjarje, ka lidhje për një krim të mundshëm të urrejtjes” tha shefi i policisë së El Pasos, Greg Alen. Ndërkohë agjenti special i FBI-së në El Paso, Emerson Buie, tha se kërkohen më shumë hetime, përpara se të përcaktohet nëse ka pasur një krim të mundshëm të urrejtjes.

Sinjalizimi i parë në polici, për të shtënat në supermarket, ndodhi në orën 10:39 të mëngjesit me kohën lokale, tha Alen. Oficeri i parë i policisë, mbërriti në vendngjarje 6 minuta më vonë. Aty mbërritën shumë shpejt agjensi të shumta të zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, departamentin e policisë lokale, Departamentin e Sigurisë Publike dhe Patrullën Kufitare.

Drejtues nga 2 spitalet e zonës, thanë se po trajtojnë të paktën 23 persona të plagosur. Trembëdhjetë njerëz u dërguan në Qendrën Mjekësore Universitare të El Pasos, tha për CNN zëdhënësi Rajan Mielke, ku njeri prej tyre ndërroi jetë.

Dy fëmijë me plagë jo serioze për jetën, u transferuan në një institucion spitalor për fëmijët, tha Mielke. Njëmbëdhjetë të plagosur u transportuan në Qendrën Mjekësore Del Sol, tha zëdhënësi i spitalit Viktor Guerrero. “Nëntë prej tyre, ndodhen në gjendje kritike por të qëndrueshme”- tha ai.

Të paktën 2 prej pacientëve janë “në rrezik për jetën”, sipas kreut të Qendrës Mjekësore Del Sol, Stefën Flaherti. Ai tha se pacientët varionin nga 25-82 vjeç. Nga 20 të vrarët, tre ishin shtetas meksikanë, ndërsa nga 26 të plagosurit, 6 ishin meksikanë.

“Kjo ishte një masakër. Shifrat e viktimave janë tronditëse”- tha kongresmenia republikane e këtij rajoni Veronika Eskobar. Viktimat brenda supermarketit Ëalmart, do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, deri në përfundimin e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjes, diçka që mund të zgjasë për disa ditë.

Rreshteri Robert Gomez, u tha gazetarëve se policia po punon për të zbardhur këtë krim të tmerrshëm, për mbledhjen e provave dhe identifikimin e viktimave. “Ky proces mund të zgjasë disa ditë. Unë mund t’ju them se hetuesit po bëjnë çmos që ta përfundojnë sa më shpejt këtë hetim, për t’i dhënë më pas viktimave respektin dhe dinjitetin që meritojnë”- tha Gomez.

Policia konfirmon se i dyshuari është 21-vjeçari Patrik Krusius nga Alen. Alen është një periferi e Dallasit, rreth 1050 km nga El Paso. Krusius ndodhet aktualisht në arrest policor, dhe hetuesit po e marrin në pyetje, konfirmoi Gomez për gazetarët.

Pjesë e hetimeve është edhe një dokument, të cilin policia beson se e ka postuar në internet i dyshuari si autor i masakrës. Dokumenti prej 2300 fjalësh, të cilin policia e quajti një “manifest”, i ishte bashkangjitur një postimi ku thuhej:”Unë me siguri do të vdes sot!”.

Shkrimi është i mbushur me retorikën e supremacistëve të bardhë, dhe urrejtjen raciste ndaj emigrantëve dhe amerikano-latinëve, duke i fajësuar ata dhe amerikanët e gjeneratës së pare, për grabitjen e vendeve të tyre të punës.

Në shkrim, autori shprehte frikën, se një popullsi me shumicë hispanike në Teksas, do ta bënte këtë shtet një “bastion të demokratëve”, megjithëse ai shtonte se edhe “Partia Republikane është gjithashtu e tmerrshme”, pasi mbështet dhe favorizon korporatat e mëdha, çka mund të çojë në shtimin e numrit të emigrantëve në vend. Ndërkohë në këtë “manisfest”, autori shkruan se i kishte këto besime prej vitesh, edhe përpara se Trumpi të zgjidhej president. Krusius thotë se planifikimi i masakrës, iu mori më pak se 1 muaj kohë./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: CNN

Continue Reading

Bota

Arrestohet “Pablo Escobari” i shekullit 21, kapet gjatë një operacioni ushtarak

Published

on

Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar narko-bosin kryesor në këtë vend – Dairo Antonio Usuga i njohur me nofkën Otoniel.

Siç raporton Reuters, 50-vjeçari është kapur gjatë operacionit Oziris në zonën rurale Uraba, transmeton Telegrafi.

Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara që ka bërë shpërndarjen e dhjetëra dërgesave me kokainë, e sipas presidentit kolumbian Ivan Duke, ai akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe kontrabandim me të mitur.

Kolumbia kishte ofruar 800.000 dollarë për çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e Otonielit, derisa qeveria amerikane kishte ofruar 5 milionë dollarë.

“Kjo është goditja më e fuqishme e narko-dilerëve në vendin tonë në këtë shekull”, ka porositur presidenti Duke, duke e bërë një krahasim me rënien e Pablo Escobari gjatë viteve të 90-ta.

Continue Reading

Bota

Tetë fëmijë në Kabul humbin jetën nga uria

Published

on

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.

Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.

Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht./ Rel/

Continue Reading

Bota

CNN: Ky është aktualisht produkti më i rrezikshëm në planet

Published

on

Një magazinë në periferi të kryeqytetit tajlandez, Bangkok ishte plot me doreza mbrojtëse të përdorura.

Aty pranë ishte një tas plastik, i mbushur me bojë blu dhe disa palë doreza.

Gjegjësisht, zyrtarët tajlandezë njoftuan se punëtorët në këto magazina po përpiqen të lyejnë dorezat e përdorura për t’i bërë ato të duken si të reja.

Edhe pse autoritetet tajlandeze bastisën këtë magazinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka ende shumë vende të tilla në Tajlandë.

Kërkesat për doreza mbrojtëse janë rritur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit, dhe qëllimi është eksporti.

Hulumtimet disamujore të CNN zbuluan se dhjetëra miliona doreza të përdorura mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Një hetim penal është duke u zhvilluar në SHBA dhe Tajlandë dhe Douglas Stein, një nga furnizuesit e pajisjeve mbrojtëse, thotë se dorezat mbrojtëse janë aktualisht malli më i rrezikshëm në planet.

“Një sasi e madhe e produkteve të këqija po vijnë. Doreza të ndyra, të përdorura dhe nën standarde po vijnë në SHBA, dhe autoritetet vetëm tash duket se po e kuptojnë shkallën e madhe të rrezikut”, thotë Stein.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të mundshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët, autoritetet amerikane po luftojnë me tregtinë e paligjshme – pjesërisht për shkak se rregulloret për importimin e pajisjeve mjekësore mbrojtëse janë pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë.

Në shkurt dhe mars të këtij viti, një kompani amerikane paralajmëroi dy agjenci qeveritare se kishte marrë dërgesa plot me doreza dukshëm të ndyra nga një kompani tajlandeze.

Megjithatë, kompania tajlandeze arriti të dërgojë dhjetëra miliona doreza të tjera në muajt pasues.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i tha CNN se nuk mund të komentonin për raste individuale, por se ata kishin ndërmarrë një sërë hapash për të gjetur burimin dhe për t’i ndaluar shitjet e tilla.

Continue Reading

Aktuale