Connect with us

Bota

Kujt do t’i jepet Komisioneri për zgjerim? Hungarisë apo Sllovenisë

Published

on

Kur ka mbetur vetëm 1 muaj nga emërimi i kandidatëve për Komisionin e ardhshëm Evropian, dy vende kanë shprehur interesin e tyre që kandidati i tyre të jetë përgjegjës për politikat e zgjerimit të unionit. Teksa që të dy janë mbështetës të fortë të zgjerimit, shqetësimi real është nëse të dy do të mbështesin jo vetëm integrimin ekonomik dhe atë politik, por edhe atë ideologjik.

Qeveria liberale sllovene përballë qeverisë joliberale hungareze, “studenti i mirë” i integrimit përkundrejt atij problematik që shpesh kritikohet për shkelje të vlerave thelbësore të BE-së. Kush do t’i jepet komisioneri i ardhshëm i zgjerimit, Hungarisë apo Sllovenisë?

Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sareç ka kandiduar si komisioner të ri Janez Lenarçiç, shefin e Misionit të Sllovenisë në Bashkimin Evropian. Anëtarja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, beson se ai do të ruante një mbështetje të fortë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Sllovenia ka përvojë, është afër rajonit, dhe kjo gjë do të ishte pozitive për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ynë do të kryesojë presidencën e Bashkimit Evropian në vitin 2021, dhe do ta ketë zgjerimin një prioritet kryesor në axhendë”- u shpreh Fajon për “Avaz”. Ndërkohë, Hungaria garon me Laszlo Troshani, ish-Ministër i Drejtësisë dhe aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian. Po pse qënia e komisionerit të zgjerimit nga Hungaria, do të ishte një ide e keqe?

Në kushtet kur secili vend që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të respektojë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si vlerat thelbësore mbi të cilat është ndërtuar unioni, është e vështirë të shihet seriozisht një kandidat nga Hungaria, vendi që është kritikuar më ashpër nga Brukseli për shkeljen e këtyre parimeve.

Historiani i Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, Florian Biber, beson se zgjedhja e komisionerit për zgjerimin nga Hungaria, do të ishte fatale për Ballkanin Perëndimor.“Do të shërbente si një kujtesë e vazhdueshme për vendet më skeptike ndaj zgjerimit, si Franca dhe Hollanda, për erozionin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë”- thotë Biber.

Ai shpjegon se ndërsa Hungaria mund ta mbështesë në parim zgjerimin, qëllimi i saj kryesor është ta dobësojë BE-në së bashku me qeveritë e tjera joliberale. Bieber thekson se kjo qasje do të forcojë kundërshtimet midis skeptikëve, dhe mbi të gjitha, do të forcojë qeveritë autoritare.

“Një vend që po i jep azil politik ish-kryeministrit të Maqedonisë, i akuzuar për abuzime të rënda me detyrën, nuk është në gjendje të promovojë sundimin e ligjit”- shton më tej Biber. Vendet anëtare të BE, kanë afat deri më 26 gusht, që të nominojnë kandidatët e tyre për komisionerë. Pasi emërohet anëtar i Komisionit Evropian nga Këshilli Evropian, me pëlqimin e Parlamentit Evropian në tetor, secili nga anëtarët e komisionit duhet bëjë betimin.

Ata duhet të angazhohen, se do të jenë plotësisht të pavarur në kryerjen e përgjegjësive të tyre, të punojnë për interesin e përgjithshëm të BE, dhe as të mos kërkojnë apo marrin udhëzime nga ndonjë qeveri apo institucion, organ, zyrë apo entitet tjetër. Por a janë vërtet të pavarur? Sërgjan Cvijiç, analist i politikave në Institutin e Politikës Evropiane për Shoqërinë e Hapur, beson se shqetësimet se komisionerët nuk janë të pavarur, mund të mos kenë shumë bazë.

“Nëse shihni përvojën e komisionerëve më mëparshëm që vinin nga vendet me rekorde problematike të sundimit të ligjit, ata kishin prirjen të ishin më besnikë ndaj Presidentit dhe Komisionit që përfaqësojnë, sesa ndaj qeverisë së shtetit anëtar që i propozoi. Me fjalë të tjera, unë nuk do ta nënvlerësoja fuqinë e socializimit që ekziston në Bruksel”- thotë Cvijic.

Ndërkohë, Biber thotë se megjithëse një komisioner Hungarez mund të tentojë të ngrihet mbi qëndrimin e vendit të tij, kjo do të jetë shumë e vështirë. “Një komisioner që ka mbështetjen e një qeverie që mbyll universitete të pavarura, kontrollon akademitë dhe median, dhe që ka ndërtuar një sundim joliberal dhe nepotik, që është larguar vazhdimisht nga demokracia, nuk mund të jetë një komisioner i besueshëm”- thotë Biber.

Nga ana tjetër, analisti i Nismës Evropiane të Stabilitetit Adnan Imerimagic kujton lëvizjet e fundit politike të ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Peter Zijarto, që përkundër vlerësimit të vetë Komisionit Evropian, tha në Beograd se Serbia e meriton të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së. Ai shtoi se po të varej nga Hungaria, Serbia do të ishte tashmë anëtare e BE-së.

“Qëndrime të tilla çojnë drejt humbjes së ndikimit të BE-së në rajon, dhe punojnë kundër interesave më të mira të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Shndërrimi i tyre në politikën zrytare të Komisionit Evropian, do të ishte një gabim i madh”- thekson Cerimagiç.

Gjithsesi, Cvijic beson se kombësia e komisionerit të ardhshëm evropian të zgjerimin, ka një rëndësi të dorës së dytë. Sipas tij, është shumë më domethënës fakti që Komisioni i ri Evropian, zotëron mjete më efikase për ta bërë të mundur zgjerimin.

Dhe kjo ka të bëjë me krijimin e një Drejtorie të re të Përgjithshme të Evropës, që të merret ekskluzivisht me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe 3 vendet e Partneritetit Lindor:Gjeogjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Cvijic beson se përparësia kryesore e Komisionit duhet të jetë suksesi në luftimin e të gjithë atyre që kanë punuar aq shumë, për të sabotuar konsensusin ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor.

“Duhen mbyllur të gjitha debatet, për ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike në rajon. Por nga ana tjetër duhen mbështetur fuqimisht shtetet multi-etnike, promovuar të drejtat e pakicave, institucionet e forta demokratike dhe rikthyer kufijtë e Ballkanit Perëndimor në kufij evropian”- shprehet nga ana e tij Cerimagiç./Përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: European Western Balkans

Continue Reading

Bota

Arrestohet “Pablo Escobari” i shekullit 21, kapet gjatë një operacioni ushtarak

Published

on

Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar narko-bosin kryesor në këtë vend – Dairo Antonio Usuga i njohur me nofkën Otoniel.

Siç raporton Reuters, 50-vjeçari është kapur gjatë operacionit Oziris në zonën rurale Uraba, transmeton Telegrafi.

Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara që ka bërë shpërndarjen e dhjetëra dërgesave me kokainë, e sipas presidentit kolumbian Ivan Duke, ai akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe kontrabandim me të mitur.

Kolumbia kishte ofruar 800.000 dollarë për çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e Otonielit, derisa qeveria amerikane kishte ofruar 5 milionë dollarë.

“Kjo është goditja më e fuqishme e narko-dilerëve në vendin tonë në këtë shekull”, ka porositur presidenti Duke, duke e bërë një krahasim me rënien e Pablo Escobari gjatë viteve të 90-ta.

Continue Reading

Bota

Tetë fëmijë në Kabul humbin jetën nga uria

Published

on

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.

Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.

Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht./ Rel/

Continue Reading

Bota

CNN: Ky është aktualisht produkti më i rrezikshëm në planet

Published

on

Një magazinë në periferi të kryeqytetit tajlandez, Bangkok ishte plot me doreza mbrojtëse të përdorura.

Aty pranë ishte një tas plastik, i mbushur me bojë blu dhe disa palë doreza.

Gjegjësisht, zyrtarët tajlandezë njoftuan se punëtorët në këto magazina po përpiqen të lyejnë dorezat e përdorura për t’i bërë ato të duken si të reja.

Edhe pse autoritetet tajlandeze bastisën këtë magazinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka ende shumë vende të tilla në Tajlandë.

Kërkesat për doreza mbrojtëse janë rritur ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit, dhe qëllimi është eksporti.

Hulumtimet disamujore të CNN zbuluan se dhjetëra miliona doreza të përdorura mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Një hetim penal është duke u zhvilluar në SHBA dhe Tajlandë dhe Douglas Stein, një nga furnizuesit e pajisjeve mbrojtëse, thotë se dorezat mbrojtëse janë aktualisht malli më i rrezikshëm në planet.

“Një sasi e madhe e produkteve të këqija po vijnë. Doreza të ndyra, të përdorura dhe nën standarde po vijnë në SHBA, dhe autoritetet vetëm tash duket se po e kuptojnë shkallën e madhe të rrezikut”, thotë Stein.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të mundshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët, autoritetet amerikane po luftojnë me tregtinë e paligjshme – pjesërisht për shkak se rregulloret për importimin e pajisjeve mjekësore mbrojtëse janë pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë.

Në shkurt dhe mars të këtij viti, një kompani amerikane paralajmëroi dy agjenci qeveritare se kishte marrë dërgesa plot me doreza dukshëm të ndyra nga një kompani tajlandeze.

Megjithatë, kompania tajlandeze arriti të dërgojë dhjetëra miliona doreza të tjera në muajt pasues.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i tha CNN se nuk mund të komentonin për raste individuale, por se ata kishin ndërmarrë një sërë hapash për të gjetur burimin dhe për t’i ndaluar shitjet e tilla.

Continue Reading

Aktuale