Connect with us

Bota

Evropianët nuk i ndajnë domosdoshmërisht vlerat e njëjta me amerikanët

Published

on

Kultura ka pasur, dhe ka shumë rëndësi. Ky është refreni që përsëritet brenda lëvizjes së re të “konservatorëve nacionalistë” në SHBA, që po përpiqen të riformatojnë të djathtën amerikane. Një nga mendimtaret e tyre më të diskutueshme, është profesoresha e jurisprudencës në Universitetin e Pensilvanisë, Emi Uoks, që shkaktoi kohët e fundit debate, kur tha se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë parametrin e “distancës kulturore”, për të vendosur nëse duhet të pranojnë apo dëbojnë një emigrant të caktuar.

Premisa, të cilën Uoks e shpalosi gjatë konferencës inauguruese të “konservatorizmit kombëtar” në fillim të këtij muaji, është se “shumica e banorëve të Botës së Tretë, nuk ndajnë domosdoshmërisht idetë dhe besimet tona; ose i respektojnë mekanikisht, por në fakt nuk i kuptojnë ato”.

Bazuar në këtë premisë, ajo arrin në përfundimin se “përqafimi i konceptit të distancës kulturore, do të thotë që mbrosh qasjen, se vendi ynë do të jetë më mirë me më shumë të bardhë, dhe më pak jo të bardhë”. Pra Uoks ka hedhur për diskutim një çështje thelbësore:njerëzit që vijnë nga vendet evropiane, kanë të njëjtat “ide dhe besime” me amerikanët. Kur presidenti Donald Trump, shpall preferencën e tij për emigrantët norvegjezë, mbi ata që vijnë nga vendet në zhvillim, ai është duke supozuar të njëjtën gjë.

Por kjo premisë ka 2 probleme themelore:Së pari, as vetë amerikanët nuk bien dakord, mbi atë çfarë është sot kultura amerikane. Së dyti, Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë evropiane, i kanë përcaktuar historikisht në mënyra të ndryshme kulturat e tyre kombëtare.

Në demokracitë evropiane, ideja që emigracioni paraqet një sfidë unike për solidaritetin kulturor, duket si diçka e kohëve të fundit. Nuk ka diçka që të quhet “kultura daneze” apo “kultura holandeze” ajo që nxit ndarjet partiake, dhe që partitë e majta dhe të djathta të establishmentit, ta pranojnë gjerësisht si përfaqësuese të tyre.

Kjo përfshin përkushtimin ndaj idealeve liberale, siç janë barazia gjinore, liria seksuale dhe hapësira publike neutrale ose “racionale”. Prandaj, partitë populiste të krahut të djathtë, u kërkojnë emigrantëve më të rinj që ta pranojnë dhe madje përqafojnë këtë kulturë kombëtare.

Për shembull, mbështetësit e vijës së ashpër ndaj emigrantëve në Evropën Perëndimore, i kanë portretizuar emigrantët myslimanë si armiqësorë ndaj homoseksualëve, dhe kërkuan, në emër të të drejtave të grave, të kufizonin të drejtën e një gruaje myslimane për të mbuluar kokën me vello.

Kjo këmbëngulje agresive, dhe nganjëherë edhe shtrënguese ndaj vlerave liberale, bën që populistët e krahut të djathtë të marrin qasje joliberale. Në SHBA, konservatorët e shohin një rend politik libeal – ku mbështeten të drejtat e patjetërsueshme si liria personale dhe zgjedhja individuale – si një kërcënim për një kulturë të imagjinuar historike, që nuk ekziston më.

Më së paku, të gjithë bien dakord se ka një mungesë konsensusi, se si përcaktohet besimi amerikan. Kjo ndërlikon çdo qasje të re ndaj emigracionit:Në mungesë të një kuptimi të përbashkët mbi kulturën amerikane, cili koncept duhet privilegjuar?

Shumë konservatorë nacionalistë, janë ose jo-liberalë ose anti-liberalë . Nëse Shtetet e Bashkuara janë një vend liberal – në kuptimin klasik të ndërtimit të një tradite liberale kushtetuese – atëherë a duhet t’ja vështirësojmë emigrimin në vendin tonë të përkrahësve të partive populiste të krahut të djathtë, siç është Lega në Itali apo Partia e Lirisë në Austri? Ndoshta.

Në mbarë Evropën, të bardhët duke qenë një shumicë etnike, kanë më shumë gjasa se jo të bardhët, që të kenë një koncept etno-nacionalist mbi shtetin. Në përputhje me rrethanat, nën një regjim të “distancës kulturore” ndaj emigrimit që propozon Uoks, një demokrat mund të argumentojë në mënyrë të arsyeshme, se evropianët e bardhë kanë më shumë të ngjarë të besojnë gjëra, të cilat janë në kundërshtim me idealet amerikane.

Dhe një nga këto idealet, është marrja e shtetësisë që me lindjen e fëmijës, që është e parashikuar në Kushtetutë, dhe që unë mendoj se është thelbësore për idenë amerikane. Nëse një evropian i bardhë, thotë se nuk e mbështet këtë qasje – dhe në fakt në asnjë vend europian, shtetësia nuk merret nga lindja – a duhet të ndikojë kjo në shanset e tij ose të saj, për të emigruar në Shtetet e Bashkuara? Ndoshta.

Ironia është se edhe mbështetësit e Donald Trump, do të pranonin që kjo qasje evropiane, është disi jashtë normave kulturore amerikane. Konservatorët e vënë theksin në rëndësinë e kohezionit kulturor, dhe pluralizmit, duke e çuar atë në ekstrem, dhe rrezikuar të minojnë besimin dhe të prodhojnë një konflikt civil.

Por nëse një mashkull suedez i bardhë me pikëpamjet e Trump mbi Islamin (“Unë mendoj se Islami na urren”), ai do të ishte më shumë kërcënim për kohezionin kulturor të SHBA-së, sesa një ganez jo i bardhë, me pikëpamje të afërta me kongresmenen amerikane Aleksandra Okazio-Kortez. Ose thenë ndryshe, nëse Trump do të përpiqej të emigronte ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, një politikë emigracioni që i jep përparësi kulturës, me gjasë do ta refuzonte kërkesën e tij.

Në një shkrim të kohëve të fundit, Emi Uoks citon librin e të ndjerit Samuel Hantington “Kush jemi ne?”, një lloj teksti themeltar për konservatorët nacionalistë, i botuar së pari në vitin 2004. Aty Hantington e përcakton kulturën “në terma thjesht subjektivë si vlera, qëndrime, besime, orientime, dhe supozime themelore të përhapura në mesin e njerëzve në një shoqëri”. Sipas tij, kultura është diçka subjektive, dhe pikërisht kjo është pjesë e problemit.

Ne e dimë që kulturat ndryshojnë, por jo saktësisht se si ndryshojnë ato. Amerikanët e pranojnë ende, se amerikanizimi është i rëndësishëm. Por ata nuk pajtohen më, mbi atë që është kultura ose ideja amerikane. Kjo e bën të vështirë, nëse mos të pamundur, të matim “distancën kulturore” të ndonjë emigranti të mundshëm./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: The Atlantic

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale