Connect with us

Bota

A thua vallë nuk ka më Al-Kaidë?!. Ky mund të jetë plani

Published

on

E mbani mend Al-Kaidën? Jo, Al-Kaidës së sotme nuk i kushton vëmendje askush. Edhe pse një dekade më parë, udhëheqësit e saj të fshehur në shpellat e thella të Hindu Kushit; “celulat e fjetura”, në mbarë Amerikën e Veriut, zinin titujt kryesorë në media.

Dhe po ashtu edhe sideologjia e saj, që frymëzoi të rinjtë në Britaninë e Madhe, të shkonin në Pakistan për t’u trajnuar mbi teknikat terroriste, që u përdoren për të vrarë më shumë se 50 njerëz në stacionin e trenit, dhe atë të autobuzëve në Londër.

Nëse ju vetë keni menduar mbi këtë organizatë gjatë vitit të kaluar, jeni pjesë e një grupimi shumë të vogël. Dhe e gjitha shtron një pyetje të rëndësishme:si ka mundësi që një grupim, mbi të cilin kishte kaq shumë një vëmendje në mbarë botën në vitet 2001-2011, të zhduket thuajse tërësisht nga vëmendja e publikut?

Dikur, lajmet mbi kërcënimet e reja të Al-Kaidës – nga armët biologjike, tek eksplozivët e fshehur nëpër lëngje, dhe të kontrabanduara në avionët e pasagjerëve, mbushnin faqet e gazetave tona. Çdo fjali e Osama bin Ladenit, analizohej me imtësi.

Ai u përshkrua gabimisht, si një Che Guevara në variantin mysliman. Fytyra e tij u stampua në bluzat, që mbajnë veshur të rinjtë nga Taljanda në Kenia. Gazetat britanike “The Guardian” dhe “Observer”, faqet e të cilave ishin dikur të mbushura me raporte mbi organizatën, e përmendën Al-Kaidën vetëm 11 herë vitin e kaluar, dhe 2 nga referencat u nxitën nga vdekja e djalit të Osamës, Hamza bin Laden, e raportuar nga zyrtarët amerikanë javën e kaluar.

Një arsye e dukshme, për këtë rënie të madhe të vëmendjes ndaj grupit, kanë qenë sukseset e Shtetit Islamik vitet e fundit, veçanërisht përdorimi shumë i lartë prej tij i teknikave moderne të mediave sociale. Videot e masakrave ndaj rivalëve, lanë në hije strategjinë mediatike të Al-Kaidës, që përmbante shpesh leksione të lodhshme nga udhëheqësi i saj jokarizmatik 68-vjeçar, Ajman Al-Zauahiri. A mund të “fajësohet” për këtë revolucioni dixhital?

Megjithëse, thuhet zakonisht se media e re u ofron mundësi kryengritësve dhe ekstremistëve, aftësia e Al-Kaidës për të zënë titujt në media, arriti kulmin para se të përhapen teknologjitë dixhitale. Ndoshta, grupimi po përpiqet t’i përshtatet mjedisit të ri mediatik.

Por arsyeja e vërtetë për profilin e ulët që po mban vitet e fundit, është se Al-Kaida ka ndryshuar në mënyrë dramatike strategjinë e saj. Tanimë ajo po shmang sulmet spektakolare ndaj objektivave të ndryshme në Perëndim, në favor të një zgjerimi të ngadaltë dhe të kujdesshëm në Sahel, Siri, Jemen, Somali, Afganistan dhe gjetkë.

Në këtë proces ka pasur shumë pengesa, por kjo qasje sjell disa përfitime si një prani të qëndrueshme në këtë pjesë të rëndësishme të botës islame, një pjesëmarrje të heshtur në konflikte të profileve të larta, ruan një distancë nga brutaliteti i egër i ISIS, si dhe ka një rënie të konsiderueshme të vëmendjes nga ana e politikëbërësve perëndimorë .

Kjo çon në një përfundim të rëndësishëm. Rënia e Al-Kaidës, nuk është vetëm një fazë e natyrshme e një grupimi dikur të rrezikshëm. Natan Sejls, koordinatori i anti-terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve se “ajo që shohim sot është një Al-Kaidë aq e forte, sa nuk ka qenë kurrë më parë”.

Kjo flet shumë për natyrën e terrorizmit, dhe reagimin që prodhon ai. Bin Laden, u bë jo rastësisht një model famëkeq. Ai e përdori dhunën për të radikalizuar përkrahësit e tij, mobilizuar mbështetjen dhe terrorizuar armiqtë. Për të gjithë, përfshirë shumë politikëbërës, një numër i vogël gjestesh spektakolare dhe shumë të dhunshme, sugjeruan ekzistencën e fuqie dhe potenciali për të dëmtuar shumë më shumë, se sa mund të mendohej.

Edhe në sulmet e 11 shtatorit 2001, u angazhuan vetëm 19 tërroristë, plus një rrjet relativisht i vogël mbështetësish. Shumica e operacioneve të këtij grupi, përfshinin më pak njerëz dhe burime. Komplekset nëpër shpella dhe armët sekrete, nuk ekzistonin vërtetë.

Nga nga synimet e dhunës, ishte nxistja e një reagim masiv, dhe në shumë aspekte kundërproduktiv nga ana e Perëndimit. Në këtë strategji, Al-Kaida ishte e suksesshme. Askush nuk e di se çfarë drejtimi mund të ndiqte Hamza bin Ladeni, nëse do të merrte udhëheqjen e grupimit terrorist.

Një raport i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar, zbuloi se Al-Zauahiri ka probleme të rënda shëndetësore, çka e ka vënë në “pikëpyetje jetëgjatësinë e tij”. Nëse një udhëheqës i ri i Al-Kaidës, vendos të rrisë profilin global të grupit me disa sulme ndaj interesave perëndimore, a do t’i përgjigjeshim ne më ndryshe nga sa kemi bërë ndërmjet viteve 2001-2011? Unë dyshoj që jo./Përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

 

BURIMI: The Guardian

Continue Reading

Bota

Tym e zjarr në kampin ku ndodhen ushtarët shqiptarë, NATO gati kundër rusëve

Published

on

Forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë kryer stërvitjen e radhës me artileri të rëndë gjatë ditëve të fundit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse ndaj aleancës dhe vendeve Balltike.

Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë.

Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave. Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike pas kërcënimeve ruse, ndërkohë që sëfundmi pritet t’i bashkohen aleancës edhe Finlanda me Suedinë. /abcnews.al

Continue Reading

Bota

Lajmi i fundit / Marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës

Published

on

Ushtria ruse urdhëroi një armëpushim në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal dhe hapi një korridor humanitar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Demokracia.com.

Është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e palës ukrainase për evakuimin e ushtarëve të plagosur në institucionet shëndetësore, transmeton RIA Novosti.

“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e personelit ushtarak ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për evakuimin e të plagosurve”, tha ministria ruse në një deklaratë.

Të plagosurit u transferuan në një spital në Novoazovsk në territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk (DNR). /Demokracia.com/

Continue Reading

Bota

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Published

on

By

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.

Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuara nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

Borrell ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë.

Serbia kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.

Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.

Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Uashingtonit.

Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium njëvjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim.

Continue Reading

Aktuale