Connect with us

Argëtim

107 vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë: Mos u martoni kurrë!

Published

on

Një grua që ka festuar 107 vjetorin e lindjes të mërkurën dhe ka ndarë sekretin e saj për jetëgjatësi: rri beqare.

Louise Signore, e cila jeton në Bronx në New York, mban një dietë të shëndetshme dhe ushtron rregullisht, njofton Klan Kosova.

Por ajo beson se arsyeja e vërtetë pse ajo ka gëzuar më shumë se një shekull është sepse ajo kurrë nuk lidhi nyje me ndonjë burrë.

“Nëse të tjerët bëjnë stërvitje, edhe unë bëj stërvitje. Nëse ata kanë kërcejnë, edhe unë kërcej. Unë ende bëj një vallëzim të vogël. Pas drekës, unë luaj bingo, kështu e kam një ditë të plotë,” i tha Signore tha CNN.

“Mendoj se sekreti i 107 vjetëve është se unë kurrë nuk u martova. Unë mendoj se ky është sekreti. Motra ime thotë: Unë dëshiroj që kurrë të mos martohem”.

Motra e saj është 102-vjeçe.

Signore festoi ditëlindjen e saj në Qendrën e Komunitetit Bartoë në Coop City. Më shumë se 100 njerëz morën pjesë.

Alelia Murphy, 114 vjeçare, aktualisht mban rekordin e gruas më të vjetër në Shtetet e Bashkuara. Murphy jeton në Harlem në Neë York, i cili është edhe vendi ku lindi Signore

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale