Connect with us

Lajme

Tetovë/ Bulevardi “Bllagoja Toska” premtim kronik zgjedhor

Published

on

Nga 19 shtëpi, aq sa duhet të rrënohen, vetëm për tre është kryer procesi i eksproprijimit, apo janë paguar. Kështu janë informacionet e fundit për hapjen e Bulevardin “Bllagoja Toska”, i cili ka mbetur pezull apo nuk ka vijuar të ndërtohet. Edhe 16 lëndë janë për eksproprijim, nuk kanë përfunduar ndërsa përllogaritjet janë se nevojiten rreth 1 milion euro, mjete këto të cilët Komuna nuk i ka në dispozicion..

Nga Komuna e Tetovës disa herë gjatë miratimeve të buxhetit vjetor ndër vite kanë paraparë mjete për këtë bulevard, por gjithnjë punët nuk kanë filluar.

Pikërisht mos fillimi i punëve, shpesh herë është përcjellë edhe me kritika nga këshilltarët e opozitës në këshillin e Komunës së Tetovës, të cilët kanë kërkuar përgjegjësi dhe përgjigje se pse nuk fillon ndërtimi i bulevardit. B

ulevardi “Bllagoja Toska” fillon nga unaza te ish Restorant “Mema” dhe përfundon te Stadiumi i qytetit, hapja e këtij bulevardi përpos kostos së madhe, do të duhet të rrënojë dhe disa shtëpi, njëkohësisht dhe të zgjidh disa çështje pronësore juridike.

Edhe pse kjo rrugë gjendet pothuajse në zemër të Tetovës dhe afër Spitalit klinik në Tetovë, në këtë pjesë nuk është bërë as një investim infrastrukturor edhe përkundër frekuentimi të madhe të qytetarëve dhe shumë premtimeve.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në prononcimin e fundit për media ka thënë bulevardi do të përfundojë por pa dhënë ndonjë afat.

“Jemi në proces të eksproprijimit dhe duhet të kryhen pagesat. Të gjitha punët që i kemi filluar edhe i kemi përfunduar”, ka thënë shkurt për gazetarët Teuta Arifi.

Ajo ka theksuar edhe njëherë se problem mbetet eksproprijimi i shtëpive të cilët duhet të rrënohen. Bulevardi “Bllagoja Toska” është një ndër arteriet kryesore të qytetit të Tetovës hapja e të cilit do të lehtësonte qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në pjesën qendrore të qytetit.

Në këtë rrugë përveç problemeve të shumta infrastrukturore, problem tjetër janë edhe veturat të cilat parkohen pikërisht mbi urë apo Bulevardin “Bllagoja Toska”.

Sipas banorëve, veturat të cilat parkohen vend e pa vend në këtë pjesë, janë vetura të administratës së Spitalit të Tetovës, ata kërkojnë ndihmën e Sektorit për punë të brendshëm në Tetovë, që të dalë në teren dhe të vërtetojë gjendjen faktike.

Qytetarët janë të lodhur me premtimet e vazhdueshme për fillimin e punëve për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Ata shprehen të zhgënjyer me premtimet e njëpasnjëshme ndër vite se pse ky bulevard nuk filloi që të ndërtohet. Sipas banorëve, tashmë në këtë pjesë ka shumë pluhur, ka shumë baltë,krijohet kaos me parkimin e veturave dhe kjo situatë tashmë po përsëritet vite me radhë. Kah fundi i muajit qershor të vitit të kaluar filluan punimet e fazës së parë për hapjen e bulevardit të shumëpërfolur, por ende punët kanë ngelur në pjesën fillestare me vetëm rrënimin e dy objekteve të pabanueshme dhe nuk është vijuar me punët.

 

 

BURIMI: KOHA

Continue Reading

Lajme

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ndjehen deri në Tiranë

Published

on

Lëkundje tërmeti është regjistruar pak më parë ne vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korca dhe thellesi 2 km, por eshte ndjere deri ne Tirane.

Kujtojmë që javët e fundit në vendin, tonë, në qytetë të ndryshme të vendit janë shënuar lëkundje tërmeti, duke rikthyer frikën tek qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës/ ISHP: Ka prani të bakterit Enterokokus

Published

on

Furnizimi me ujë për banorët e qytetit të Krujës do të rinisë sot në orën 20:00 me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret vetëm për arsye sanitare dhe jo për t’u pirë.

“Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjienës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, sipas njoftimit të UKK.

ISHP ka dalë në përfundime se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrike nga ndotja sipërfaqësore e ujërave nga shiu.

Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesore.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji. Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha mjeku Ulqinaku.

Mësohet se autoritetet lokale kanë dezinfektuar depozitën kryesore që përdoret për ujin e pijshëm.

Një pjesë e banorëve e kanë marrë ujin nga autobotët që qarkullojnë nëpër qytet, kurse një pjesë tjetër e kanë blerë atë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krujës njoftoi nisjen e hetimeve, ku theksohet se është në pritje të analizave përfundimtare, edhe pse dyshimet e para janë që uji i pijshëm të ketë pasur ngarkesë bakteriale esheria koli dhe streptokoku fekale.

Prokuroria ka zbarkuar tek ndërmarrja ujësjellës-kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente si dhe janë marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Nuk ka përfunduar asgjë për shumicën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Published

on

Për shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup është të dielën, pas së cilës do të shohim se kush e ka shumicën reale, tha Ljubica Janceva nga LSDM në përgjigje të deklaratave të sotme të VMRO-DPMNE-së se opozita parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, sipas numrit të votave të fituara, ka një këshill bashkiak me shumicë absolute.

Por, sipas Jançevës, deklaratat e sotme vetëm sa konfirmuan se VMRO-DPMNE dhe e majta janë një dhe e njëjta gjë.

“Siç e dini, do të ketë një rivotim në një vend në Shuto Orizarë dhe në varësi të rezultatit mund të ketë një orar të ri të vendeve të këshillit.

Po ashtu, të gjitha listat e pavarura, votat reale të qytetarëve nuk mund të jenë jashtë Këshillit të Qytetit të Shkupit, do t’i përfshijë LSDM-ja”, tha Jançeva./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale