Connect with us

Lajme

Rritet intensiteti i trafikut në vendkalimet kufitare, pritje deri në 40 minuta

Published

on

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë vendeve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut pritet nga 30 deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon për shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes, respektim të shenjave të komunikacionit dhe vozitje të kujdesshme.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Bota

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Published

on

By

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Videot dramatike tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve. Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit. Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie. Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.

Continue Reading

Bota

Bombardon droni turk, Rusia nis tanket – a po fillon një luftë e re? (Video)

Published

on

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi.

Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia.

Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rebelëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikt që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rebelët në lindje të vendit.

Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.

Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.

Continue Reading

Aktuale